Edi Rama kakaris, gratë socialiste ulin kokën

Edi Rama kakaris, gratë socialiste ulin kokën

57
0
Shares

PD ka reaguar sot për deklaratën e Edi armës, se në PS nuk ka asnjë kriminelë. E bërë para grave socialiste kjo deklaratë për PD-në nuk bën asnjë përshtypje as për forumet e PS, mbi të cilat Rama ka vënë rrasën e inkriminimit, ndërsa gratë ulin kokën para kakarisjeve të tij.

Deklarata e plotë e PD-së

Edhe sot, në një mbledhje me gratë socialiste ai nuk pati zor të deklaronte se kriminelë nuk ka në partinë e tij.
E thotë ditën kur çdo shqiptar, dhe veçanërisht çdo grua, vajzë, nënë, pret nga Edi Rama një ndjesë, një falje, pse ai mban në pushtet, vazhdon ta ushtrojë pushtetin me përdhunues e tutorë.
Nuk kërkon ndjesë, nuk u zë as emrin në gojë. Ndërkohë që Rroshi e Bushi, Prenga e Ndoka, e dhjetëra e qindra si këta që gjenden në krah të Edi Ramës, janë plagët e realitetit sot.
Në atë sallë ku ishin mbledhur gratë socialiste, mungojnë dy zonja nga Lezha. Mungojnë sepse u larguan me dhunë nga lista e deputetëve për ti hapur rrugën Arben Ndokës, i dënuar me 7 vite burg në Itali për prostitucion dhe rrëmbim personi.
Mirëpo kjo nuk bën më përshtypje në forumet e Edi Ramës, kaq shumë e ka vënë mbi parti rrasën e inkriminimit, e ka kthyer në model, në trend, në orientim.
Në vend se gratë të kërkonin llogari për dy zonjat nga Lezha që janë përjashtuar për ti lënë vendin trafikantit të femrave, në vend se ti thoshin ku e ke vendimin për shkarkimin e Rroshit të dënuar në Itali për përdhunim në grup, ato ulin kokën dhe dëgjojnë kakarisjen e fëlliqur të atij, pikërisht të atij që e mbushi partinë me kriminelë.
Jo vetëm partinë po zyrat publike, institucionet, parlamentin.
Ku janë kriminelët? Në çdo zyrë të pushtetit të Edi Ramës. Nuk ka shqiptar që nuk e di këtë, nuk ka shqiptar që nuk i njeh. Vetëm një e mohon. Autori, krijuesi, ai që i qëmtoi me dorën e tij, i mori për të ardhur në pushtet e për të ndarë sot me ta pushtetin. Edi Rama ka zgjedhur të sfidojë shoqërinë, ligjin, dekriminalizimin, çdo normë morali në vend, duke afruar me shpejtësi fundin e tij, e bashkë me të të tutorëve, vrasësve, përdhunuesve, trafikantëve të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY