Maturantët e shkollës “7 Marsi” në kryeqytet kanë denoncuar pranë City Radio një rast të paprecedentë që ndodhi sot, pas përfundimit të provimit të maturës në lëndën e anglishtes. Para fillimit të provimit, nxënësve u janë marrë nga kontrolli i sigurisë telefonat celularë që dispononin, për të shmangur në këtë mënyrë kopjet. Por pas përfundimit të provimit atyre nuk u janë kthyer më mbrapsht. Asnjë prej stafit pedagogjik madje as personi i ngarkuar për mbajtjen e tyre nuk mban përgjegjësi.
E teksa nxënësit i drejtohen punonjësit të Policisë së Shtetit prezent në ambientet e shkollës për të denoncuar këtë fakt, polici jo vetëm që deklaron se “nuk mban përgjegjësi” por u hakërrehet nxënësve duke ju thënë “Mos më ngrini zërin”!
Gjithsej rezultojnë të kenë humbur mbi 8 telefona të nxënësve, me vlerë mjaft të konsiderueshme monetare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/