Bashkimi Evropian nëpërmjet shefes së diplomacisë Federica Mogherini, ka artikuluar sot, një ditë para takimit mes kryeministri Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, një mesazh të qartë për politikën shqiptare.
“Ç’do deputet apo grupim politik parlamentarë që nuk miraton reformën në drejtësi do të mbajë përgjegjësi”.
Mogehrini thotë se vota për reformën në drejtësi është me përgjegjësi të lartë, ndërsa thekson se drafti që ndodhet në kuvend reflekton rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias, si dhe është plotësisht në linjë me standardet evropiane, ndaj ajo e cilëson esenciale që ky propozim të miratohet në shumicë në kuvend.
“Kjo është një votë për të cilin çdo anëtar i Parlamentit të çdo grupi politik mban përgjegjësi të veçantë. Siç kam theksuar në Parlament, kur isha në Tiranë kohët e fundit, ajo mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri të historisë sonë të përbashkët.
Ajo mund të hapë rrugën për një fillim të ri, dhe kjo është arsyeja pse ne presim nga të gjitha forcat politike të përdorin raundin përfundimtar të konsultimeve nesër, që të miratojnë propozimin”, thekson ajo në reagim.
“Të gjithë partnerët tanë shqiptarë të demonstrojnë përkushtimin e tyre për këtë reformë duke e miratuar atë dhe duke e vënë të gjitha përpjekjet e tyre në zbatimin e tij. Qytetarët e Shqipërisë presin që udhëheqja e tyre politike ta ofrojë këtë”, thuhet më tej.
Deklarata e plotë e Përfaqësueses së Lartë/Zëvendës-Presidentes Federica Mogherini për reformën e drejtësisë në Shqipëri
Një reformë tërësore dhe e thellë në drejtësi ka qenë prej një kohe të gjatë kërkesa e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë. Ajo është gjithashtu thelbësore për hapin tjetër të vendit drejt integrimit në BE.
Propozimi ligjor që ndodhet tashmë para Kuvendit pasqyron rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe përputhet plotësisht me standardet evropiane. Është thelbësore që ky propozim të miratohet një shumicë prej 2/3 që kërkohet.
Bëhet fjalë për një votë për të cilën çdo deputet i Kuvendit, i cilitdo grupimi politik, mban përgjegjësi të veçantë. Siç e nënvizova para Kuvendit së fundmi kur isha në Tiranë, kjo mund të jetë nisja e një kapitulli të ri të historisë tonë të përbashkët. Ajo mund të hapë rrugën për një fillim të ri, dhe prandaj presim që të gjitha forcat politike ta përdorin raundin e fundit të konsultimeve nesër për të miratuar propozimin.
Presim që të gjithë partnerët tanë shqiptarë të dëshmojnë angazhimin e tyre për këtë reformë duke e miratuar atë dhe duke bërë gjithë përpjekjet e tyre për zbatimin e saj. Qytetarët shqiptarë presin që udhëheqësit e tyre politikë ta përmbushin këtë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/