Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Publikohet një version për çimkën në zyrën e Tahirit: Në lojë zëvëndësministri Marko me sekretaren e tij!

06/06/2016
Publikohet një version për çimkën në zyrën e Tahirit: Në lojë zëvëndësministri Marko me sekretaren e tij!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një portal me emrin skandal.al dhe me pas javanews.al kanë publikuar një version sipas të cilit në përgjimin e ministrit të Brendshëm ka dorë direkt zëvëndësministri i LSI-së, Ilir Marko.

Portali njihet per publikime që lidhen me informacione të brendshme të së majtës. Më poshtë vijon teksti i plotë.

“Jave me pare, sekretarja e zevendesministrit te Brendeshem Ilir Marko, i porsaemeruar ne detyre ne vend te ish zevendesministrit te larguar Ilir Mustafaraj, ka kerkuar ne paradhomen e ministrit dhe ka marre ne zyren e saj, makinen grirese te letrave, me arsyen e shprehur­grirjen e letrave te lena ne zyre nga ish zevendesministri.

Sekretarja e zevendesministrit Marko e ka kthyer paisjen dy dite me pas, duke e vendosur vete ne vendin ku e mori. “Cimka” u gjet tamam e vendosur ne makinen grirese te letrave, menjehere pas dorezimit. Kjo makine bashke me “cimken”, i eshte dorezuar prokurorise te angazhuar ne hetimin e ketij akti dhe, prokuroria ka gjetur ne te gjurmet e gishtave te sekretares se zevendesministrit Marko.

Ky fakt nuk i eshte dhene mediave, nderkohe qe media me te cilen prokuroria ka komunikuar jo vetem qe ka perhapur te paverteta, por edhe ka bere zhvillimin e saj te qellimte dhe te rreme rreth kesaj ngjarje. Kaq ka mjaftuar qe nje hetim i thjeshte ligjor, te zevendesohet nga nje angazhim i madh politik. Ne fillim e vazhdim Salih Berisha dhe shpifjet e tij te njohura; sot u shtua dhe Petrit Vasili­nenkryetari i gjithgjendur i LSI, i cili perdoret zakonisht per te shkaterruar edhe me shume te vertetat. Nenkryetari i LSI u duk ngushte, si nen akuze sot, kur kish thirrur gazetaret per tjeter ceshtje dhe, fare rastesisht kishte nje pergjigje te strukturuar edhe per “cimken”. Ai kerkoi hetim nderkombetar, duke ditur fare mire qe ceshtja eshte aq e thjeshte e aq e provuar sa cilido nderkombetar do te refuzonte te merrej me kete.

Dite me pare, po zyrtare te LSI, ndoqen pas Salih Berishen kur zhurmuan fort per nje paisje pergjimi qe sipas tyre e zoteronte ministria e Brendeshme, tamam per te fshehur zbulimin flagrant te “cimkes” ne zyren e ministrit te Brendeshem. Paisja e pergjimit e deklaruar ne perdorim te ministrise se Brendeshme, ne fakt, nuk ishte paisje pergjimi dhe, mbi te gjitha, ishte ne pronesi dhe perdorim te italianeve te Interforces, me nje mision nen marreveshje te vjeter ne Shqiperi.

Akuza u rrezua me vendosmeri nga italianet, nderkohe qe prokuroria tani po shkaterron me dashje hetimin per “cimken” e vertete ne paradhomen e zyres se ministrit Tahiri. Mesa duket, i dyshuari kryesor per kete “cimke”, zevendesministri i porsaemeruar Ilir Marko, shqeteson pa fund prokurorine ne nje lidhje te qarte politike.

Ilir Marko eshte gjetur ne detyre ne ministrine e Brendeshme kur qeveria e re hyri ne zyra. Ai njihej ne ministri si “zari” i Flamur Nokes­ ministri i fundit qe la detyren dhe zyren pas zgjedhjeve. Skandal.al ka mesuar se, Ilir Marko eshte mbajtur ne detyre me nderhyrjen e nje deputeti socialist, i njohur me te nuk dihet se ku e ne cilat rethana, madje ai u ngrit ne detyre duke u emeruar drejtori i drejtorise se Inspektimit. Vetem pas largimit nga detyra te zevendesministrit Mustafaraj, Ilir Marko nen te njejtin lobim, por kete here ne partnerin kryesor te koalicionit qeverises qe sipas marreveshjes ka te drejten e propozimit per ate detyre, LSI, arriti te behet zevendesminister ne ministrine e Puneve te Brendeshme. Kjo qe po hetohet, eshte puna e pare nen kete mandat te ri ku ai eshte i dyshuari kryesor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.