Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë identifikimin dhe arrestimin e 30-vjeçarit Aleks Beko, banues në Elbasan.
Ky person u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi duke drejtuar mjetin e tij tip “BMW”, me targa AA 444 NU, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka gjetur vdekjen këmbësori, shtetasi E. K., 11 vjeç, banues në Elbasan . Gjithashtu është dëmtuar lehtë vetë drejtuesi i mjetit, shtetasi Aleks Beko dhe pasagjeri i tij, shtetasi B. Ç., 47 vjeç, banues në Elbasan, të cilët u dërguan në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Elbasan, BMW përplas fëmijën, vdes në spital 11 vjeçari
/web/Elbasan_BMW_perplas_femijen_vdes_ne_spital_11_vjecari_20213_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/