SHËNIM/ Pse çuditeni për përgjimet…, a keni dëgjuar për “Watergate”-in…?!

SHËNIM/ Pse çuditeni për përgjimet…, a keni dëgjuar për “Watergate”-in…?!

63
0
Shares

Skandali i përgjimit në Shqipëri ka hyrë në “binarët” e rrugës ligjore. Veprimi i djeshëm i organeve të drejtësisë shqiptare, saktësisht pezullimi i kryepolicit dhe masa e arrestit në shtëpi” për dy vartës të tij e dëshmon këtë. Por ndryshe nga çfarë predikohet dhe pritej, kryeministri Edi Rama mori përsipër të japë “verdiktin” e tij dhe të bëjë “pretencën”, jo të Hakiut & Co., por të organit që e ka “detyrë funksionale” këtë gjë…, Prokurorisë.
Do thotë ndokush, “Edi Ramës ashtu i takon të sillet, për të mundur minimizimin e këtij skandali”.
Ok…!
E pranueshme si logjikë…!
Fundi i fundit këtë bërë edhe Presidenti i 37 i SHBA-ve Richard Nixon (1969 – 1974).
Kur skandali i “Watergate” “mori dhenë” në SHBA dhe akuzat rëndonin mbi Presidentin për përgjimin e kundërshtarëve politikë, Nixon-i fillimisht e mohoi atë duke e quajtur skandalin si “politikë të ulët”. Por kur ndihmësit e tij u dorëzuan, roli i Nixon-it u bë subjekt i investigimeve të gazetarëve, gjykatës dhe Kongresit.
Po çfarë është skandali i “Watregate”-it…?!
Ishte viti 1972 kur disa “hajdutë” thyen zyrat e Partisë Demokratike në hotelin “Watergate” në Uashington, ngjarje qe fillimisht u komentuan si vjedhje ordinere. Por në fakt, dy gazetarë zbuluan se këta “hajdutë” kishin hyrë në zyrat e Partisë Demokratike për të vënë përgjues, sikurse u mësua më vonë, sipas porosive të ndihmësve të Nixon-it.
Pas kësaj, Richard Nixon ka hyrë në analet e historisë si i vetmi President i SHBA-së që ka dhënë dorëheqjen.
Le të rikthemi nga SHBA-të…!
Çfarë ka ndodhur në Shqipëri…?!
Natyrisht pa qenë nevoja e “hajdutëve” apo e një hoteli, por mjaftueshëm e një IMSI-catcher, dy policëve e një makine, nuk kemi pse të habitemi që ajo që ndodhni SHBA, të mos ndodh këtu… E pritshme është, që të përzgjedhurit si “koka turku”, të fillojnë të flasin, jo vetëm, për të mbrojtur veten por edhe për të zbardhur të vërtetën…, e cila vazhdon të mos jetë ekskluzivitet i pretenduar nga kryeministri Edi Rama…, për këtë skandal.

Artur Bego

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY