Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PAJISJA PËRGJUESE/ Mediat italiane: Histori italiane spiunazhi në Shqipëri

08/06/2016
PAJISJA PËRGJUESE/ Mediat italiane: Histori italiane spiunazhi në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pezullimi nga detyra i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shqiptare nuk është lënë jashtë vëmendjes nga mediat e huaja. Më gjerësisht, rasti është pasqyruar në mediat italiane.
“Histori italiane spiunazhi” e quan në titull, e përditshmja “Il Secolo XIX”.
“Shpërthimi i skandalit të përgjimeve që çoi në pezullimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë shqiptare dhe arrestimin e dy zyrtarëve të tjerë të ministrisë së brendshme, prek edhe Italinë”, shkruan “Il Secolo XIX”.
Deputetët shqiptarë akuzojnë Romën se ka pajisur policinë shqiptare me “IMSI Catcher-in”, një Big Brother elektronik.
Sipas të përditshmes “Il Secolo XIX”, pajisja hyri në Shqipëri në mënyrë të fshehtë në 11 mars përmes kanaleve diplomatike.
Më tej thuhet se i pari që hodhi bombën për ekzistencën e një pajisje të tillë ishte ish-kryeministri Sali Berisha.
Drejtori i policisë shqiptare Haki Çako u pezullua me urdhër të Gjykatës së Tiranës, ndërsa drejtori i seksionit operacional Artion Duka dhe vartësi i tij Entiol Xhelilaj morën masën e arrestit shtëpiak.
“Këto masa u morën në bazë të një hetimi i cili po vë në siklet policinë italiane dhe ministrinë e saj të brendshme”, shkruan e përditshmja italiane.
Portali i njohur on-line “Blitz Quotidiano” e quan një histori shqiptare spiunazhi me përgjime që kryen me makineri italiane. Në shkrim sqarohet se “IMSI Catcher” përgjon bisedat e telefonave celularë përmes një antene të vogël mes shumë transmetuesve të mëdhenj të valëve celulare, pa e vënë re askush. Është një pajisje që përdoret nga policitë e gjithë botës, por që policia shqiptare e ka futur pa autorizimin e prokurorisë, me ndihmën e autoriteteve italiane. Kjo çoi në pezullimin nga detyra dhe hetimin të drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako, vijon artikulli.
Por pavarësisht akuzave, shkruan “Blitz Quotidiano”, ish-drejtori i policisë italiane Alessandro Pansa kishte sqaruar përmes një letre se aparatura ishte konfiguruar nga ekspertët italianë për të mos përgjuar biseda e mesazhe telefonike, por kishte vetëm qëllime trajnimi. Por konfigurimi i pajisjes nuk modifikohet, shkruan “Blitz Quotidiano”, dhe as nuk mbledh të dhënat e trafikut.
Edhe “Osservatorio italiano” shkruan se në mënyrë të pazakontë kryeministri Edi Rama i kërkon falje Italisë për pezullimin e Çakos për shkak të përgjimeve.
Rasti ka marrë vëmendjen edhe të mediave prestigjioze amerikane të lexuara në të gjithë botën, si Uashington Post.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.