Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Saimir Tahiri i kapur nga paniku i arrestimit, shantazhon gjykatën dhe prokurorinë

08/06/2016
Saimir Tahiri i kapur nga paniku i arrestimit, shantazhon gjykatën dhe prokurorinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Saimir Tahiri i kapur në paniku i arrestimit, sulmon prokurorinë dhe gjykatën.
Denoncimi bëhet në emër të PD-së nga kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Edi Paloka.
Për Palokën, ky sulm vjen edhe pas nisjes së verifikimeve nga Prokuroria, për rolin e Saimir Tahirit, në skandalin e përgjimeve.
Duke e cilësuar sulmin ndaj drejtësisë si mafioz, Paloka e konsideron atë si shantazh ndaj gjykatës së Apelit, ku pritet të shqyrtohet ankimimin i kryepolicit të pezulluar, Haki Çako.
Duke i bërë thirrje faktorit ndërkombëtar, për të dënuar sulmet politike të kryeministrit dhe ministrit vartës të tij, ndaj drejtësisë, kreu u deputetëve demokratë bënë të ditur se ky sulm denoncon se çfarë drejtësie duan Rama dhe Tahiri.
Në emër të PD-së, Paloka, i bën apel dhe inkurajon punën e Prokurorisë në zbardhjen e këtij skandali.

Deklarata e plotë e Edi Palokës


edi paloka 4 qershorSaimir Tahiri i kapur nga paniku i arrestimit për shkak të krimit që ka kryer, përgjimi i paligjshëm, është hedhur në një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë. Ai sulmoi ashpër sot gjykatësin që miratoi kërkesën e prokurorisë për pezullimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, sulmoi dhe organin e akuzës.
Vreri i Tahirit vjen pikërisht në kohën që prokuroria është duke kryer verifikimin e rolit të tij në krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm.
Me këtë sulm vandal e mafioz ndaj drejtësisë, Tahiri kërkon të shantazhojë  gjykatën e Apelit, për të shpëtuar Çakon e tij. Nëse Çako nuk shpëton, Çako pastaj do flasë dhe do të marrë me vete edhe Tahirin.
Ky presion kriminal ndaj gjykatës së Apelit tregon edhe një herë përse ata nuk e duan drejtësinë sipas Venecias, por e duan të kapur.
Rama dhe Tahiri kanë dalë zbuluar në sytë e gjithë qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë duke dëshmuar se cila është drejtësia, prokuroria dhe gjykata që ata duan. Ata nuk duan drejtësi sipas standardeve europiane, por duan prokurorë e gjyqtarë që urdhërohen prej tyre, duan prokurorë e gjyqtarë që të mos hetojnë krimet e tyre.
Partia Demokratike i dënon këto sulme të Edi Ramës e Tahirit të tij ndaj drejtësisë, dhe ne inkurajojmë prokurorinë e gjykatat të bëjnë punën e tyre të pandikuar nga presionet mafioze.
Ne i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera euroatlantike, në Tiranë, të dënojnë sulmin e hapur të Edi Ramës kundër hetimit të këtij krimi të rëndë të sigurisë kombëtare dhe i kërkojmë të shprehen e të prononcohen në favor të hetimit të pavarur, të pandikuar politikisht, në favor të hetimit të plotë të kësaj afere skandaloze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

03/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

03/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.