Rama i mban “ison” Tahirit, sulmon gjykatësin që pezulloi “të ndershmin” Çako

Rama i mban “ison” Tahirit, sulmon gjykatësin që pezulloi “të ndershmin” Çako

59
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj gjykatësit Arjan Aliaj, me të njëjtën gjuhë si e vartësit të tij, Saimir Tahiri.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Rama ka sulmuar gjyqtarin që vendosi pezullimin nga detyra të kryepolicit Haki Çako.
“Kush është gjykatësi që vendosi pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë? Një personazh aq thellë i zhytur në kënetën e sistemit të drejtësisë sa vetë Këshilli i Lartë i Kënetës e ka shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës!
Ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë Ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë… Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të verë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?! Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë tê paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t’i shtypur kokën drejtësisë?
Thjeshtësisht e hidhur është përgjigja: Ky derdimen pa din e as iman e rimori çekiçin nē dorë sepse u duhej atyre që sot nuk e duan Reformën në Drejtësi, për të shtypur drejtësinë për hesap të interesave të tyre!
Drafti i Reformës në Drejtësi që kemi nisur drejt votimit e pastron përmes filtrit të parë këtë shtresë llumi ‪#‎ReformaNeDrejtesiEmergjenceKombetare‬”,
reagon Rama në “ison” që i mban Tahirit, për “të ndershmin” Çako.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY