Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha sot se ka një rigjallërim të krimit pas vendimit për pezullimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Ai i bëri thirrje të gjithë policëve të mos stepen përpara krimit. Ministri Tahiri tha po ashtu se KLD po mbron një gjyqtar që liruar vrasës dhe përdhunues duke replikuar me një deklaratë të fundit të këtij institucioni.
Në vijim ministri tha se po denonconte një sërë skandalesh që kanë të bëjnë me vendimin për pezullimin e Cakos duke sulmuar sërish sistemin e drejtësisë dhe institucionet e gjyqësorit.
“Gjyqtari Arjan Aliaj që dha vendimin nuk ishte gjyqtar i gatshëm. Gjyqtar i gatshëm duhej të ishte Adriatik Bocaj. Shorti është mënjanuar dhe gjyqtari që ka marrë përsipër këtë cështje ishte Aliaj. Kam një pyetje për KLD, unionin e gjyqtarëve, Preidentin: Për cilën arsye që jashtë rregullit u përzgjodh gjyqtari Arjan Alia për vendimin për Cakon. Ky rast hedh dritë mbi një skandal se si funksionon sistemi i drejtësisë.
Po pyes kryetarin e gjykatës së Tiranës i cili njihet si i afërm i ish-kryeministrit Berisha se për cilën arsye u mënjanua shorti, u shkel ligji dhe nuk u lejua gjyqtari që i takonte por gjyqtari Aliaj.
Këto janë pyetje për të cilat përgjigjet janë të detyrueshme”, tha ministri Tahiri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/