Foto, vendi i ngjarjes së djeshme
Zbulohet shkaku pse Çapjat sulmuan me armë zjarri efektivët e policisë. Sipas burimeve nga policia, mësohet se afër hotel “Univers”, një prej bizneseve të fisit Çapja, kanë qenë 4 punonjës policie pa uniformë, me makinë private, të cilët ishin vendosur aty me mision vëzhgimi në kuadër të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në këtë qytet dhe ka pasur të përfshirë pjesëtarë të këtij fisi.
Në këtë moment, djemtë e fisit Çapja, dyshohet dy vëllezër, duke menduar që policët e veshur civilë, mund të jenë kundërshtar apo hasmit e tyre, kanë marrë armët dhe kanë gjuajtur mbi ta.
Nuk ka mjaftuar me kaq, por kur efektivët civilë janë larguar me makinë, ata i kanë ndjekur dhe këtu ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes vëllezërve Çapja dhe efektivëve, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Ndërkohë, Enver Sinakolli, babai Arditit, i cili ndërroi jetë gjatë breshërisë së armëve të 3 shkurtit në lokalin ku ndodhej familja Çapja, shprehet i shqetësuar për zhdukjen, sipas tij, të djalit tjetër, të vogël, Ambrit që prej ditës së djeshme.
“Pas ngjarjes, djali im është marrë nga Policia, edhe pse në momentin kur ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit, Ambri ka qenë në banesë. Dua të di ku është djali im, nuk kam asnjë komunikim me të. Djali im është i pafajshëm. Policia ka nisur që mbrëmë të na shqetësojë. Këtu në shtëpinë time është bërë gardh me polici, dua të gjej djalin, nuk e di se ku më ndodhet. Është drita e syve të mi”, thotë Enveri.
Madje, ai shpreh shqetësimet me Policinë, e cila, sipas tij, nga momenti në moment i kërcënon.
“Shefi i Komisariatit të Policisë më ka kërcënuar duke më thënë se ‘do të të vras!’, dhe nuk e kuptoj arsyen se përse. Këtu është shtetrrethim, tamam si në luftë. Kam jetën time me familjen time, pse nuk më lënë të qetë?!”, u shpreh Sinakolli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/