KQZ vendos: Prokuroria të hetojë të kaluarën e Elvis Rroshit dhe Artur...

KQZ vendos: Prokuroria të hetojë të kaluarën e Elvis Rroshit dhe Artur Bushit

61
0
Shares

Formularët e vetëdeklarimit të kryetarëve të bashkive të Kavajës dhe Krujës, respektivisht Elvis Rroshit dhe Artur Bushit, do të hetohen nga prokuroria.
Vendimi u mor sot nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Me 7 vota pro është votuar të kalimit në prokurori të formularit të vetëdeklarimit të Elvis Rroshit i përfaqësuar nga avokati Theodhori Sollaku dhe Artur Bushit.
Sipas KQZ-së Rroshi është i dënuar në Kavajë për armëmbajtje dhe plagosje si dhe i arrestuar për goditje për shkak të detyrës. Po kështu nga verifikimi ka rezultuar se kryebashkiaku i Kavajës ka qenë në ‘Arrest në burg’ në Gjermani në vitin 2002.
“Nuk mund të vlerësojmë saktë nëse është në kushtet e ndërprerjes së mandatit. Arresti me burg në vendet e BE-së, bën që të humbasë detyrën por i drejtohemi prokurorisë për formularin dhe certifikim më të hollësishëm”, ka deklaruar KQZ.
Elvis Rroshi dhe Artur Bushi janë dy prej emrave të denoncuar publikisht nga opozita dhe që rezultuan me probleme jo të pakta në formularët e dekriminalizimit sa i takon të shkuarës.
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nga KQZ material shtesë për Rroshin me arsyetimin se e kaluara e tij në shtetet e tjera ka nevojë për verifikim më të zgjeruar.
Kërkesa u bë pas nisjes se hetimeve ndaj Rroshit, i dyshuar për falsifikim të dokumenteve gjatë plotësimit të formularit të vetëdeklarimit “Për dekriminalizimin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY