Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PAJISJA PËRGJUESE/ Përgjigjen italianët: Ja dy fazat si realizohet përgjimi prej “IMSI Catcher”

09/06/2016
PAJISJA PËRGJUESE/ Përgjigjen italianët: Ja dy fazat si realizohet përgjimi prej “IMSI Catcher”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me një letër zyrtare, të firmosur nga drejtuesit e lartë të policisë italiane, Ministria e Brendshme e shtetit fqinj i është përgjigjur interesit të prokurorisë shqiptare në lidhje me pajisjen “IMSI Catcher”.
Në dokumentin zyrtar të firmosur nga oficeri i lartë i policisë italiane, Gianpaolo Zambonini, informohen autoritetet shqiptare se pajisja, e modelit “Vortex Air” është prodhuar nga shoqëria franceze “Erkom”, e dërguar në Itali nga shoqëria “Italarms”, është përdorur nga shërbimi i policisë shkencore për aktivitetet formuese dhe stërvitore të policisë shqiptare, në kuadër të bashkëpunimit kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të qenieve njerëzore.
Në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Brendshme italiane thuhet se kjo pajisje është në gjendje të lidhet dhe të lokalizojë telefonat celulare nëpërmjet antenave të saj.
Në fazën e parë, pajisja gjen antenat radiomobile në zonën e operimit, identifikon për çdo përdorues telefonik teknologjinë radio që përdorin, 2G, 3G apo 4G dhe më pas përzgjidhen ato që do të kalojnë në fazën e dytë. Kjo fazë bën konfigurimin e pajisjes dhe mbledh të dhënat e telefonit nga IMEI, si dhe bën lokalizimin. Hapësira në të cilën vepron kjo pajisje është nga 400 deri në 900 metra.
Në letrën zyrtare të Ministrisë së Brendshme italiane, pasi jepen detajet se çfarë bën kjo pajisje, drejtuesit e policisë së vendit fqinj sqarojnë se kjo pajisje, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit përdoret në trajnime në salla por edhe në stërvitje në terren.
Operatorët e përzgjedhur nga autoritetet lokale, thuhet se kanë mundur të përvetësojnë elementët e teorisë së rrjeteve radiomobile dhe në konfigurimin e instrumentit. Ata janë stërvitur në dy fazat teknike.

 

Letra e plotë


pajisja pergjimit imsi-catcherPajisja IMSI Catcher, modeli Vortez Air, e prodhuar nga shoqëria franceze Ercom e shpërndarë në  Itali nga Italarms është përdorur nga Shërbimi i Policisë Shkencore për të zhvilluar aktivitete formuese dhe stërvitore për Policinë Shqiptare, në sajë të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Kjo pajisje është në gjendje që të bëjë regjistrimin dhe vendndodhjen të përdorueseve dhe telefonave celularë nëpërmjet dy fazave të ndryshme të funksionimit.
Faza e parë: konsiston në zbulimin e antenave radiomobile  të pranishme në zonën operative, duke përcaktuar për secilin nga përdoruesit telefonikë të pranishëm dhe për çdolloj teknologjie radio (2G, 3G, 4G). Ndër antenat e zbuluara do të seleksionohen ato që do të përdoren për fazën tjetër:
Faza e dytë: fillimisht pajisja konfigurohet për të simuluar antenat individuale të fazës së parë. Në këtë pikë është e mundur që të kryhen dy lloje tipologjie të aktivitetit teknik.
Regjistrimi: Telefonat prezentë dhe të arritur nga antenat artificiale do t’i komunikojnë pajisjes identitetin e tij duke bërë të mundur kështu regjistrimin, edhe të monitorimit, të shërbimit (IMSI) dhe të vetë telefonave (IMEI).
Vendndodhje: Pas regjistrimit të kodit IMSI dhe IMEI të caktuar, pajisja, në këtë fazë të dytë, mund të operoje edhe si lokalizues i vendndodhjes, që parashikon dhe njohjen e pajisjes telefonike të caktuar.
Në sajë të aktivitetit të bashkëpunimit në fjalë, personeli shqiptar është përfshirë si në aktivitetin e trajnimit teorik dhe atë praktik, (në ambiente brenda dhe jashtë në terren). Operatorët e e përzgjedhur nga autoritete lokale kanë mundur kështu që të marrin njohuri teorike të rrjeteve radiomarrëse të nevojshme për fazën tjetër dhe konfigurimin optimal të pajisjes. Janë trajnuar për të realizuar të dyja fazat teknike dhe dy tipologjitë e aktivitetit.
Sistemi nuk është në gjendje që të realizojë aktivitete të tjera teknike nga sa përshkruhet më lart. Në veçanti nuk është në gjendje që të kryejë asnjë lloj përgjimi audio, SMS apo të dhënash.

 


Për më shumë mund të lexoni edhe …

PAJISJA E PËRGJIMIT/ Prokuroria shqiptare i dërgon kërkesë ministrisë italiane të Drejtësisë
/web/PAJISJAEP_RGJIMIT_Prokuroria_shqiptare_i_dergon_kerkese_ministrise_italiane_te_Drejtesise_20263_1.php 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.