Ylli portugez i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo u fotografua në një jaht duke kërcyer bashkë më një bukuroshe.
Fotot e bëra nga paparacët po bëjnë xhiron e botës dhe mësohet se bukuroshja, identiteti i të cilës është bërë i njohur, është e dashura e re e futbollistit.
Bukuroshja quhet Paula Suarez dhe ajo është një modele kolumbiane që punon mes Spanjës dhe Amerikës Latine.
Mes fotove që vajza ka postuar në profilin e saj në Instagram, janë edhe disa të tjera që e shfaqin në tribunën e stadiumit “Santiago Bernabeu”, duke dëshmuar ndoshta një miqësi me Ronaldon që ekziston prej kohësh dhe nuk është vetëm një flirt i një periudhe pushimi për t’i çlodhur në prag të Europianit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/