Të paktën 22 shqiptarë u arrestuan përgjatë një operacioni të gjerë të policisë italiane në disa rajone të saj.
Pjesëtarët e bandës ishin kthyer në makth për policinë dhe banorët përmes trafikut të drogës, plaçkitjeve dhe vjedhjeve me armë në disa rajone të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se Policia e Romës ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhër arresti për 22 shqiptarë, pjesë enjë organizate kriminale, që vepronte në Pomezia, Torvaianica e Ardea.
Policia bën me dije se operacioni u zhvillua në Ankona, Kuneos, Padova, Prato dhe Viterbo. Në të u angazhuan rreth 100 karabiniere, pjesë e departamenteve të hetimit dhe njesive speciale të Policisë së Shtetit.
Grupi kriminal vepronte prej disa vitesh në Itali, ndërkohë që bazën logjistike e kishte në zonën e Torvaianica, Pomezia dhe Ardea.
Gjate aksionit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 350 kg marijuanë, 500 gram kokainë, dy armë etj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/