Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:
•Juljan Mukaj 35 vjeç, banues në Durrës.
Në lagjen Nr.3, u kap nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip Skoda me targa AA 834 KL në gjëndje të dehur, në masën 0.62 mg/l.
Gjithashtu, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:
•Hasan Hallaçi 52 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 09.06.2016, në Sektor”Rinia” Durrës, duke drejtuar mjetin tip Opel me targa AA 044 EB, ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.
Për pasojë është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Durrës.
Gjatë testit të alkoolit rezultoi se kishte konsumuar alkool në në masën 0.50mg/l.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
•Atiljo Mustafa 26 vjeç, banues në Krujë.
Në Bushnesh, Krujë, u kap nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip Volzvagen me targa SDTA 416, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
Ndërsa policia në Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin:
•Myslim Sulollari 63 vjeç, banues në Durrës.
Në lagjen Nr.15/1, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij nga Njësia Operacionale e energjisë OSHEE është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:
•Xhezmi Xhengo 42 vjeç, banues në Durrës.
Në lagjen Nr.15/1, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe lokalin e tij nga Njësia Operacionale e energjisë OSHEE është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Po në Durrës u bë i mundur ndalimi i shtetasit në kërkim:
•Mikeleno Karaj 25 vjeç, banues në Mamurras, Laç.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë, u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies:
• 3 parcela me 450 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/