FOTO/ SHBA, Erdogan braktis i zemëruar funeralin e Muhammad Ali

FOTO/ SHBA, Erdogan braktis i zemëruar funeralin e Muhammad Ali

68
0
Shares

Një incident me protagonist presidentin turk Recep Tayip Erdogan është verifikuar në funeralin e Muhammad Ali.
Erdogan, i cili ndodhej në Luizvill për t’i bërë homazhet e tij legjendës së boksit, pas ceremonisë mortore të stilit islamik ditën e enjte ka vendosur të largohet para kohe nga SHBA, duke mos marrë pjesë në ceremoninë ndërfetare të kësaj të premteje.
Motivi? Duket se Erdogan është ofenduar për diçka që e ka cilësuar një mungesë respekti nga ana e organizatorëve. Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, kjo nuk është ende e qartë.
Versionet që qarkullojnë në media janë të shumta, mes të cilave ai se Erdogan nuk është lejuar të vendosë mbi arkivolin e Ali një copë stofi me prejardhje nga Kaaba, ndërtimi antik në qendër të Mekës, vendi i shenjtë i Islamit.
Versione të tjera ndërkohë sugjerojnë se presidenti turk është acaruar pasi nuk është lejuar të lexojë një pjesë të Kur’anit gjatë ceremonisë.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, thuhet se është verifikuar edhe një përplasje mes truprojave të Erdogan dhe disa agjentëve të Shërbimeve Sekrete.
mlf

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY