Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dëbohet zyrtarja shqiptare e Ministrisë së Mjedisit, vodhi në Gjenevë

11/06/2016
Dëbohet zyrtarja shqiptare e Ministrisë së Mjedisit, vodhi në Gjenevë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zyrtarja shqiptare e Ministrisë së Mjedisit u kap duke vjedhur në Gjenevë

Një zyrtare shqiptare e Ministrisë së Mjedisit, e cila u kapur duke vjedhur në supermarket nuk ka më të drejtë të hyjë në vendet e Shengenit.

Gjykata e Gjenevës i ka dhënë asaj ndalimin jo vetëm për Zvicrën por edhe për vendet e tjera europaine.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta zvicerane 20 minutes, e cila për arsye etike nuk përmend emrin e zyrtares, por vetëm thekson se ka qenë një konsulente e Ministrisë së Mjedisit.

Gjykata Administrative Federale (TAF) konfirmoi dëbimin nga territori i Zvicrës.

Zyrtarja, një vajzë e re e diplomuar për inxhinieri, ndodhej në Gjenevë për një konferencë ndërkombëtare në maj të vitit 2015 dhe u kap në një supermarket në qendër të qytetit.

“Malli që ajo kishte futur në çantë, arrinte në një shumë prej 1667 frangash”, shkruan gazeta.

Zyrtarja është denoncuar dhe pastaj dënuar nga drejtësia e Gjenevës me 30 gjoba në ditë me nga tridhjetë franga, një vendim që ajo nuk e ka kontestuar. Por zyrtarja shqiptare ka apeluar kundër vendimit të Sekretariatit Shtetëror për Migrantët (SEM), i cili vendosi një ndalim të hyrjes për një periudhë prej tre vjetësh, jo vetëm për Zvicrën, por për të gjithë zonën Shengen.

Në apelim ka theksuar rëndësinë e madhe që ka për të mundësia për të marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare, sepse dënimi mund të rrezikojë karrierën e saj. Por gjykata nuk ka toleruar.

Në vendimin e lëshuar të enjten, gjykatësi vuri në dukje se qëndrimi i këshilltares nuk është i përputhshëm me pritshmëritë prej një zyrtari të lartë që viziton një vend të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.