“QUARANTA”/ Delvinë, arrestohet bashkëpunëtori-kushëri i Kelmend Balilit

“QUARANTA”/ Delvinë, arrestohet bashkëpunëtori-kushëri i Kelmend Balilit

101
0
Shares

I arrestuari dy ditë më parë si rezultat i operacionit “Quaranta”, Petro allias Abedin Kuçi është një emër i njohur në Sarandë dhe Delvinë. Ai, njihet në zonë si biznesmen në fushën e hotelerisë dhe restoranteve, ndërkohë që burime pranë policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sqarojnë se ai mund të jetë edhe aksioner në kompleksin “Santa-Quaranta” në Sarandë, për të cilën flitet se pjesën më të madhe e ka Kelmend Balili, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” që tashmë është shpallur në kërkim për trafik droge nga Policia e Shtetit.
Abedin Kuçi, 47-vjeç, është djali i tezes së Kelmend Balilit. Banesat e tyre në Delvinë janë afër me njëra-tjetrën. Pikërisht kjo lidhje familjare dhe pazaret për trafikun e drogës, kanë bërë që Koçi dhe Balili të jenë drejtuesit e dyshuar të trafikut dhe së bashku të mbizotërojnë mbi grupet e tjera kriminale në vend, duke u bërë kështu njerëzit që kishin krijuar ekskluzivitetin e trafikut të hashashit nga Shqipëria në Greqi, Itali e më tej.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

“QUARANTA”/ Drogë me mushka nga Lazarati drejt Europës, 7 të arrestuar
/web/_QUARANTA_Droge_me_mushka_nga_Lazarati_drejt_Europes_7_te_arrestuar_20413_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY