Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi i ka bërë një urim të veçantë babait të tij Sali Lushaj, i cili sot ka ditëlindjen.
“Bab a e di që vendi më i sigurt për mua është në krahët e tua! I vogël më dukeshe mashkulli më i bukur, sot je unik, për mua je babi më i mirë që mund të ekzistoj! Vitet e tua s’janë pak, po s’janë as shumë… E nëse s’do ishe do më duhej të shpikja një bab si ti kështu siç vetëm ti di të jesh, uragan i fortë, zemër madh e rebel! Ah sa u mërzita kur të pashë në dhomë që po vije syzet për të lexuar sms, kur të pashë tek po matje tensionin, bab vitet e tua më dhembin, edhe pse ti s’ndryshon asnjëherë! Shpesh dua të bërtas me të madhe, ti them gjithë botës jam djali më me fat se kam babën më të mirë! Faleminderit që u bere për Dean gjysh, babë, shok, kujdestar dhe idhulli i saj! Sali Lushaj për ty dua të besoj orakujt, zotat e perënditë e t’ju lutem çdo sekondë e minutë që të jetosh përherë me ne! Askush s’do të më dojë e s’do dua si ty! Gëzuar ditën e lindjes, të përqafojmë shumë”, shkruan Stresi në Instagram.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/