Ka përfunduar takimi midis krerëve të koalicionit qeverisës, i zhvilluar në kryeministri.
Takimi i pa paralajmëruar zyrtarisht, ka përfunduar pas rreth 90 minuta bisedime.
Bisedimet, të zhvilluara në zyrën e Edi Ramës, besohet se në qendër kanë pasur reformën në drejtësi.
Meta shoqërohej në këtë takim nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, nga petrit vasali si dhe Sokol Dervishaj.
End e nuk ka detaje për se mund të jetë diskutuar e rënë dakord, por pritet që bisedimet ëpr reformën në drjetësi të vazhdojnë.
Ndërkohë mësohet se në kryeministri kanë qenë prezentë pak para mbërritjes së Ilir Metës dhe “shpurës së tij” edhe ministrat socialistë, Niko Peleshi, Ditmir Bushat dhe Saimir Tahiri. Nuk dihet në se ata kanë qenë pjesë e tryezës së Ramës me “dërgatën” e LSI-së, por ajo që besohet ka të bëjë me faktin se pas ikjes së Metës, Rama mund të jetë duke zhvilluar një takim me këta ministra të tij, ashtu, sikurse pritet që edhe Meta, të vazhdojë takimin në zyrën e tij me Ylli Manjani, Petrit Vasilin dhe Sokol Dervishaj, të cilët janë parë të drejtohen nga zyrat e kryesisë së Kuvendit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/