Tahiri nën ethet e hetimit, nuk ia përmend më emrin Çakos, sulmon...

Tahiri nën ethet e hetimit, nuk ia përmend më emrin Çakos, sulmon gjyqësorin dhe KLD

53
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i gjendur nën ethet e hetimit për përgjim të paligjshëm, po reket të gjejë “armiq” majtas e djathtas. Tashëm ai ka harruar “shkakun” e këtij sulmi, Haki Çakon, të cilit as emrin dhe “pezullimin e padrejtë” nuk e përmend më. Ministri i Brendshëm, i cili ka marrë edhe kompetencat e ministrit të Drejtësisë, në përpjekje për të mbrojtur veten, duke tentuar intimidimin e drejtësisë, sulmon drejtësinë dhe KLD-në.
Në konferencën e tij të radhës para medieve, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se “Këshilli i Lartë i Pasurisë dhe Padrejtësisë” i Bujar Nishanit dhe Gjin Gjonit nuk më mbyllin gojën”.
Sipas tij, të gjitha faktet e paraqitura për gjyqtarin Arjan Aliu janë të vërteta.
Ministri tha se KLD është një korporatë miliardash dhe se nuk e ndalojnë dot për të bërë denoncime të tjera.
Tahiri tha se 9 anëtarët e KLD-së janë 9 anëtarë të Këshillit të Lartë të Padrejtësisë, pasurisë e që sipas tij përbëjnë korporatën e së keqes. Pasura e tyre sipas Tahirit, i kalon 5 miliardë lekë.
Ministri Tahiri nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe akuzave të tij edhe Presidentin Bujar Nishani.
“Sot KLD ka fytyrën e Bujar Nishanit dhe Gjin Gjonit. Është Këshilli i Lartë i Pasurisë dhe jo Drejtësisë. Nuk ma mbyllin dot gojën me një padi penale dhe as me 1 milionë padi. I falënderoj që nuk kanë kurajën t’i tregojnë publikut pasurinë por të ngrenë padi. Janë bërë bashkë në një front për të ndaluar reformën në drejtësi”, deklaroi ai.
Sulmi i ripërsëritur i Saimir Tahirit erdhi pas padisë që është ngritur ndaj tij, prej KLD-së për intimidimin e gjyqtarit Arjan Aliaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY