Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Gjela dhe Shqiponja

14/06/2016
ARTAN FUGA/ Gjela dhe Shqiponja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me Francën kombëtarja e gjithë shqiptarëve ve përballë simbolin e shqiponjës që fluturon e vetmuar krenare maleve, me atë të gjelit të sertë e krenar që këndon çdo mëngjes dhe thotë: “unë jam”, por edhe të çukit.
Po prisni se kam diçka për të thënë!
Mos kujtojë njeri që ato që na ndodhën me Zvicrën janë rastësira. Nuk ka rastësi në botë.
Mos kujtojë njeri se është e rastit që heroi i ndeshjes Berisha, ishte edhe fajtori kryesor i golit që na shkaktoi humbjen.
Mos kujtojë njeri se është rastësi që lideri i skuadrës, bën një gabim dhe pasi merr të verdhën e dytë, shkon në stol dhe e lë skuadrën vetëm.
Mos kujtojë njeri se është rastësi që 30 minutat e para lojtarët shqiptarë sillen si somnabulë, nuk dinë ku janë, dhe vetëm pasi mbesin me dhjetë veta, me gol të pësuar, nisin të shkëlqejnë dhe të bëhen madhështorë.
Mos kujtoj njeri që është rastësi që një vëlla shqiptar luan kundër tjetrit, dramë që s’e ka parë bota.
Ky është vetë identiteti ynë kombëtar.
Kur jemi mirë ne kërkojmë drama, dhe përkundrazi na duhet dramat dhe gjëmat për t’u ngritur lart.
Shqiponja jonë nuk është prej hekuri si ajo e habsburgëve, prej fletësh çeliku, që kontrollon si sundimtare perandorinë, dhe mban qetësi e lundron në ajër në qetësi.
Jo. Identiteti ynë është formuar nën sundimin e të tjerëve, na kanë shkly, e na kanë coptu, duke na marrë nëpër këmbë. Kjo, besoj se na është bërë natyrë e dytë. Jemi mësuar me gjëmat.
Lëreni shqiptarin të qetë dhe ai nis e shqyen veten, besoj se nuk ka nevojë për shembuj, çojeni atë buzë greminës, dhe ai ngrihet, ringrihet dhe nuk ka Zot që e zhbën.
Këtë shfaqim edhe në futboll, këtë shfaqim gjithandej, përballojmë të keqen, por s’e kontrollojmë dot paqësisht të mirën.
Në humbje duam fitoren, kur kemi fituar e lemë të humbasë. Ndjehemi mirë kur jemi keq, ndjehemi keq kur jemi mirë.
Edhe kombëtarja e shqiptarëve këtë natyrë manifeston. Shpirti i kombit shfaqet kudo njësoj – ka shkruar një burrë me mjekër dikur.
Jo më kot besoj unë drejtuesit e ekipit prodhojnë drama dhe skenarë tmerri edhe kur nuk ka vend, sikurse pushuan nga puna shefen e komunikimit të akuzuar nuk e di se përse.
A thua se duan të gjejnë kudo atë që na dëmton. Pa një armik ne as çajin me biskota të mëngjesit nuk e pimë dot. Mbesim pa motiv.
I duhet lojtarëve një motiv për të luajtur.
Po qe se nuk na fyen, na rreh, na bën keq dikush, vështirë se gjejmë motiv për veprim.
Prandaj edhe sot. Vështirë se e kontrollojmë ne lojën qysh në fillim. Do ta pësojmë njëherë që të ngrihemi e ringrihemi. Në mos qoftë goditja e rëndë që të na plandosi. Por, që ne të kontrollojmë lojën që në fillim, paqësisht, si shqiponjë habsburgiane, më duket e vështirë.
Jetojmë me dramë, aty marrim motiv dhe energji, Pse të veprojnë ndryshe lojtarët sot?
Thonë se shqiponja jonë është me dy koka. Shiheni mirë njëherë. Mua gjithnjë më është dukur me një kokë e trup të çarë mes përmes. Ashtu fluturon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.