Një reagim i ashpër vjen sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, pas publikimit të nisjes së verifikimit dhe hetimit të gjyqtarit Arjan Aliaj dhe familjarëve të tij.
Duke e bërë ët ditur se policia po merr kompetencat e institucioneve kushtetuese, Berisha akuzon Ramën për grusht shteti brenda shtetit, ndërsa apelon që Presidenti, Prokuroria dhe qytetarët të ngrihen ëpr të mbrojtur Kushtetutën…
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Hakmarrje gangsterësh puçist!
Edvin Shullazi nis kontrollin antiligjor, kriminal e policesk ndaj gjyqtarit Aliaj! Ai me mercenare me uniform merr pushtetin e KLD, Prokurorise se shtetit dhe ILDKP, konsumon keshtu grushtin e shtetit brenda shtetit.
Te dashur miq, mediat sapo njoftuan se, me urdher te Edvin Shullazit, drejtoria e krimit ekonomik te policise ka filluar hetimet ndaj gjyqtarit Arjan Ailaj per kontrollin e pasurise se tij dhe PER VENDIMET e dhena nga ai ne ceshtje pronash, bazuat ne ankesat e qytetareve. Duke mbeshtetur hetimin e cilitdo zyrtar, pa perjashtim, ne perputhje me ligjin denoj me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar policesk qe thyen ligjet dhe kushtetuten e vendit.
Ne Shqiperi ligjet parashikojne hetimin e pasurive dhe veprimtarise se cdo zyrtari. Ne rastin e gjykatesve hetimi i vendimeve mund te behet vetem nga institucioni kushtetues i Keshillit te Larte te Drejtesise ne bashkrendim dhe me ministrine e drejtesise. Kurse pasuria e gjykatesve sipas ligjit hetohet nga ILDKP dhe prokuroria e shtetit.
Kushtetuta dhe ligjet e vendit mbrojne cdo zyrtar dhe qytetar nga hetimi policesk i pa autorizuar nga prokuror ose gjykates.
Ngarkimi i policise me hetimin e vendimeve gjyqesore te gjykatesit eshte akt antikushtetues banditesk, eshte marrje nga policia e pushtetit te KLD. Kurse hetimi i paautorizuar nga prokuror apo gjykates i pasurive te gjykatesve apo zyrtarve te tjere subjekt i deklarimit te pasurive ne ILDKP eshte krim i shemtuar antikushtetues, eshte marrje nga policia e pushtetit te prokurorise dhe gjykatave si dhe ILDKP.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete grusht shteti brenda shteti u beje thirrje:
-Presidentit te Republikes te nderhyje me te gjithe forcen e kushtetutes dhe ligjit qe puçistet te marrin vendin e merituar.
-Prokurorise se shtetit te vendos urgjentisht para ligjit Edi Ramen dhe mercenaret e tij te sojit te trafikantit Ardian Çipa, qe shkelin ligjet dhe kushtetuten e vendit
-Qytetareve shqiptar qe te ngrihemi me guxim per te mbrojtur ligjin dhe kushtetuten dhe te hedhim sa me pare puçistet dhe mercenaret e tyre aty ku e meritojne, ne koshin e plehrave!
Për më shumë mund të lexoni edhe …
SKANDAL/ Saimir Tahiri “i hyn me rrënjë” hetimit të gjyqtarit Arjan Aliaj dhe familjarëve të tij
/web/SKANDAL_Saimir_Tahiri_i_hyn_me_rrenje_hetimit_te_gjyqtarit_Arjan_Aliaj_dhe_familjareve_te_tij_20600_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/