Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Xhihadisti shqiptar do kalbet ne burg nga gjykata turke

16/06/2016
Xhihadisti shqiptar do kalbet ne burg nga gjykata turke
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një gjykatë turke dënoi me burg të përjetshëm tre pjesëtarë të Shtetit Islamik, nën akuzat për vrasjen e dy pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe një civili në mars të vitit 2014.

Në vendimin e gjykatës që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, thuhet se të dënuarit, një shtetas gjerman, një shtetas maqedonas dhe i treti i identifikuar si Qëndrim Ramadani, kishin hyrë në Turqi në rrugë të paligjshme nga Siria në mars të vitit 2014 dhe po udhëtonin me taksi drejt Stambollit, kur hapën zjarr mbi forcat e sigurisë në një postbllok në afërsi të qytetit Nigde në jug të Turqisë, thuhet në vendimin gjyqësor.

Një pjesëtar i xhandarmërisë dhe një polic u vranë, ndërsa tetë pjesëtarë të xhandarmërisë u plagosën gjatë të shtënave, ndërsa një shofer kamioni u vra më vonë pasi që sulmuesit e morën automjetin e tij.

Të tre ata u kapën brenda 24 orësh, ndërsa gjykata në Nigde e dënoi me pesë burgime të përjetshme dhe 175 vjet Ramadanin, Benyamin Xunë me katër burgime të përjetshme dhe 179 vjet, ndërsa Muhammad Zakirin me një burgim të përjetshëm dhe 124 vjet. Dënimet e tilla të shumëfishta janë më të rëndit sipas Kodit Penal turk.

Në paraqitjen e tij në gjykim, shtetasi gjerman Benyamin Xu, tha se ishte takuar me Ramadanin dhe shtetasin maqedonas Muhammad Zakiri në Siri ku kishin qëndruar për nëntë muaj në një kamp stërvitjesh të grupit Shteti Islamik.

Xu tha se Ramadani kishte qëlluar mbi forcat e sigurisë dhe shoferin e kamionit. Përkatësia e Ramadanit nuk është bërë e qartë meqë sipas dokumenteve atij i janë referuar herë si shtetas zviceran e herë si shtetas i Serbisë.

Policia kapi armë dhe granata dore në makinën e sulmuesve. Ata thanë se ishin në rrugë për në Maqedoni në kohën e përleshjes, ndërsa prokurori tha se ata po përgatisnin një sulm në Stamboll.

Personi i katërt që sipas akuzës ishte i lidhur me tre të tjerët, u dënua me 13 vjet e nëntë muaj heqje lirie nën akuzat për mashtrim dhe pjesëmarrje në organizatën terroriste.dita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

Ja çfarë shkruan për protestën  ‘iraniani’ i Surrelit që hodhi gaz të skaduar mbi qytetarët

25/01/2026
Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

Berisha: Protestën e bënë të rinjtë, gazi i skaduar i ndaluar nga Konventat Ndërkombëtare

25/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.