Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LETRA/Edi Rama , shikoni cfarë i shkruan Kombëtares për ndeshjen e tretë

16/06/2016
LETRA/Edi Rama , shikoni cfarë i shkruan Kombëtares për ndeshjen e tretë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fort të dashur çuna,

I dashur Gianni,

Vëllezër kuqezinj,

jo sa ju, po si ju edhe unë dhe 10 milionë shqiptarë, ndjehemi sot të hidhëruar me pozicionin e Shqipërisë në tabelën e grupit. E cila nuk tregon çfarë ju shfaqët në dy ndeshjet e jashtëzakonshme që keni zhvilluar. E mbrëmshmja ishte ndoshta ndeshja më e bukur e historisë së Kombëtares. Dhe fundi i saj i pamëshirshëm nuk e zbeh aspak shkëlqimin e lojës suaj ekzaltuese për 89 minuta me radhë.

Të 24 mijë shqiptarët e pranishëm në shtëpinë e pretendentëve më të mëdhenj për kampionë të këtij Europiani, nuk dolën dot të gëzuar nga stadiumi madhështor i Marsejës. Por padyshim dolën shumë krenarë për ju. Krenarë për ju u larguan nga sheshet e mbushura plot të Shqiperisë e të Kosovës, për të ndjekur duelin tuaj heroik, edhe mijëra e mijëra të tjerët që e veshën mbrëmë kuqezi trupin e trojeve tona. Po edhe milionat e të tjerëve, qe ju ndoqën nga shtëpitë apo klubet kudo, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Bujanovc apo vende të tjera të Europës e botës, u ndjenë krenarë për ju pas përfundimit të lidhjes direkte me fushën, ku rezultati ishte si një dënim krejt i pamerituar i çastit të fundit.

Unë dua t’ju falenderoj sot, me mirënjohjen më të thellë për gjithçka ju treguat mbrëmë, në finalet tona të para në histori ku Shqipëria është falë jush; ku 10 milionë shqiptarë janë pjesë e kësaj feste madhështore të futbollit europian, falë jush; ku falë jush, populli ynë po vazhdon të marrë një shembull të pakonkurueshëm të gjërave të jashtëzakonshme që ne shqiptarët mund të bëjmë, nëse jemi të gatshëm të japim më të mirën që kemi brenda nesh, duke bërë çdo përpjekje e sakrificë.

Europiani ynë nuk ka mbaruar ende. Pas një nate të trazuar nga befasia e rëndë e çastit të fundit, ju sot duhet të besoni më shumë se kurrë tek vetvetja dhe, siç thotë i madhi Marcelo Bielsa, në fjalimin e tij epik përpara skuadrës pas një humbjeje të pamerituar, “ta pranoni helmin e padrejtësisë me besimin se, po të vazhdoni të luani kështu, do ta merrni me siguri atë që meritoni”. Mbase ajo që ju meritoni do të vijë edhe në fushën e lojës pas ndeshjes së tretë, po mbase jo. Por jini të bindur se cilidoqoftë rezultati përfundimtar i fushës së këtyre finaleve të jashtëzakonshme për ngjyrat e Shqipërisë, duke vazhduar të luani si mbrëmë, ju do ta merrni të plotë me siguri atë që meritoni në zemrat e në mendjet e popullit tonë. Po gjithashtu, do ta merrni edhe në sytë e të gjithë të huajve, të cilët sot flasin me shumë simpati për skuadrën tonë dhe me superlativa për sportdashësit fantastikë shqiptarë në Francë.

Forca vëllezër! Sot është një ditë të re që dua t’jua uroj me plot dritë në shpirt dhe energji në trup, përmes fjalëve kuptimplota të Colm O’Connell, trainerit irlandez të rekordmenëve botërorë kenianë të distancave të gjata: Fituesit janë humbësa që dinë t’i vlerësojnë si duhet disfatat e tyre😀

Përqafime nga Shqipëria,

Edi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndon qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.