Një deputete e Partisë Laburistë ne Britaninë e Madhe është sulmuar me thikë dhe si pasojë ka humbur jetën.
Raportime të pakonfirmuara thonë se Jo Cox, u sulmua me armë zjarri dhe me thikë në qytetin e Leeds në Jorkshirin Perëndimor, zonë në veri të Londrës.
Asistentja e Cox e ka konfirmuar sulmin ndaj Cox.
Një burrë që raportohet të jetë i moshës mesatare gjithashtu thuhet se ka pësuar lëndime të lehta.
Pas incidentit, Policia e ka arrestuar një person të moshës 52 vjeçare.
Dëshmitari, Hithem Ben Abdallah, është cituar të thotë se Cox është përfshirë në një përleshje në mes të dy burrave në fshatin Birstall, 320 kilometra në veri të Londrës.
Abdallah ka thënë se një person është përleshur me Cox dhe më pas janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri.
Pas kësaj, sipas këtij dëshmitari, Cox ka rënë në tokë, ndërsa Abdallah thotë ta ketë parë deputeten të gjakosur në tokë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/