ANA TJETER E EUROPIANIT/Euro 2016, çfarë merr fituesi, sa para fiton kombëtarja...

ANA TJETER E EUROPIANIT/Euro 2016, çfarë merr fituesi, sa para fiton kombëtarja shqiptare

184
0
Shares

Ka dy arsyetime se përse UEFA pranoi një numër rekord të skuadrash për në fazën finale të grupeve (24) që garojnë mes tyre për kupën Henri Delaunay në Francë. Disa mbështesin mendimin se ky vendim u bë që të rritej ndërgjegjësimi se futbolli është një ngjarje që bashkon kombet dhe ngre identitetin kombëtar.

Argumenti tjetër është se më shumë ndeshje do të thotë më shumë aktivitet komercial. Tetë ndeshje më shumë do të thotë më shumë fansa, më shumë të drejta televizive të shitura, më shumë kanale tregtare.

Në total parashikohet që të ardhurat të arrijnë në 1.4 miliardë euro.

Në total çmimet për këtë eveniment parashikohen të arrijnë në 301 milionë euro, një shifër më e lartë se në kampionatin e kaluar (2012) me rreth 194 milionë euro.

Kombëtaret finaliste do të fitojnë rreth 27 milionë euro, ndërsa të 24 kombëtaret pjesëmarrëse kanë fituar secila 8 milionë euro.

Por, këto pagesa varen ndjeshëm nga çmimet e ligave kryesore.

Aston Villa, këtë vit ishte skuadra e fundit që u fut në Premier Ligën Angleze por futi në xhep më shumë se 80 milionë euro, ndërsa Leicester City fitoi 100 milionë euro.

Natyrisht evenimenti kryesor është Premier Leagu, ku vetëm nga të drejtat televizive u gjeneruan rreth 2.2 miliardë euro. Të drejtat televizive vetëm nga finalja e Euro-s kushtojnë 1 miliard euro.

UEFA ka deklaruar se të drejtat televizive për sezonin 2016-2017 do të llogariten në 3.3 miliardë euro në vit.

Ndërsa për sezonin 2014-2015 UEFA Champions League prodhoi të ardhura nga të drejtat dhe sponsorizimet në 1.5 miliardë euro. Kupa Botërore e Brazilit që u zhvillua në vitin 2014 prodhoi 3.5 miliardë euro nga të drejtat televizive dhe sponsorizimet, si dhe 465 milionë euro nga shitja e biletave.

Ndërsa Cas Mudde, profesor i asociuar në universitetin e Xhorxhias, si dhe kërkes në Universitetin e Oslos ka zhvilluar një studim ku analizon lidhjen me Euro 2016 dhe globalizimin.

Sipas tij në EURO 2016 ( 552 lojtarë nga 24 shtete) po dallohen qartë pasojat e ekonomike të globalizimit. Si shembuj të tillë ai kombëtaret e Shqipërisë,Zvicrës, por edhe të Kosovës. Ndërsa rastin më tipik nënvizon atë të vëllezërve Xhaka ( Taulant dhe Granit) që luajnë njëri për Shqipërinë dhe tjetri për Zvicrën.

206 lojtarë nga 552 në total luajnë në ligat e e vendit të tyre. Vetëm Anglia i ka zgjedhur të 23 lojtarët e saj nga ligat e brendshme kësaj shifre i afrohen Rusia dhe Ukraina me përkatësisht 22 dhe 21 lojtarë.

Rasti më ekstrem është ajo e Suedisë ku të 23 lojtarët vijnë nga 13 shtete të ndryshme.

Në Euro 2016 luajnë gjithsej 24 kombëtare, ndërsa lojtarët vijnë nga 36 liga kombëtare të ndryshme dhe 38 vende anëtare të FIFA-s.

Dhjetë lojtarë luajnë jashtë Europës : 3 në Katar, 2 në SHBA, por edhe në Australi, Kanada, Kinë, Meksikë dhe Arabi Saudite. Me pak fjalë në Kampionatin Europian të Futbollit marrin pjesë lojtarë nga të pesë kontinentet.monitor.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY