Grida Duma i përgjigjet LSI-së

Grida Duma i përgjigjet LSI-së

74
0
Shares

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë demokratike, Grida Duma ka dhënë nga studio e lajmeve të “Ora News” përgjigjen e parë për propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim që selia blu t’i drejtohet Brukselin në lidhje me nenin 88 të draftit final të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi.
Duma nuk u shpreh se si do të vijojë dialogu me Brukselin, por garantoi se komunikimi i PD me Ndërkombëtarët nuk ka munguar.
“Brukseli është pjesë e Komisionit të Venecias dhe për këtë arsye, unë nuk dua të shprehem se si do të vijojë mënyra e komunikimit tonë më tepër me Brukselin ose jo, por një gjë dua ta them me bindje; nuk ka munguar nga Partia Demokratike dialogu i përhershëm me palën ndërkombëtare”, u shpreh Duma.
Për demokratët, neni 88 është garancia për moskapjen politike të Drejtësisë dhe qartësimi i këtij pozicioni janë në fokus të takimeve të shtuara të Lulzim Bashës me diplomatët e huaj.
“Dialogu i përhershëm dhe vendosja gjithnjë e më tepër në shina qartësie se cili është pozicioni dhe përse nuk duhet të spekulohet që neni 88 është pak i rëndësishëm apo shumë i rëndësishëm, shumë i rëndësishëm. Ka qenë konstruktive në çdo gjë, te pika epokale nuk mund të jetë, te pika nëse do ta marrë drejtësinë kryeministri dhe qeveria, apo do të qëndrojë drejtësia e pavarur, atëherë do të bënte mëkat historik”, vijoi mw tej Grida Duma.
Si sekretare për marrëdhëniet me publikun, Duma sqaroi çfarë nënkuptonte Lulzim Basha kur paralajmëroi Edi Ramën për përballje me qytetarët
“Protesta sigurisht që është një nga mjetet tradicionale tashmë. Protesta do të ketë patjetër. Përpara kësaj, kemi një përballje të madhe institucionale me atë që quhet reforma në drejtësi”, sqaroi ajo.
Duma thotë se është me krenari pjesë e një partie që nuk komenton vendimet e gjykatave, por pas vendimeve për Haki Çakon e Elvis Rroshin ka një pyetje për Kryeministrin.
“Cili është gjyqësori i shkallës së parë i korruptuar, apo gjyqësori i shkallës së dytë?”, pyet Grida Duma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY