Manjani: Gjyqtarët të denoncojnë presionet nga politika

Manjani: Gjyqtarët të denoncojnë presionet nga politika

57
0
Shares

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ftoi gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, të cilët i ndryshuan masën e pezullimit nga detyra, drejtorit të policisë së shtetit Haki Çako, të denoncojnë nëse këtë vendim e kanë dhënë nga presioni i politikës.
Ai këmbënguli përsëri, se vendimet gjykatës nuk mund të komentohen apo interpretohen nga individë të ndryshëm, pasi nuk është në të mirë të sistemit të drejtësisë.
Sa i përket skandalit të përgjimit, ministri Manjani tha se prokuroria po vazhdon hetimet me një intensitet të lartë, çka sipas tij, edhe autoritet italiane i është kërkuar sqarime me anë të një letër-porosie.
“Kam dërguar letër porosi për pajisjen dhe nxis organet e drejtësisë që të japin përgjigje. Opinioni ka nevojë për disa të vërteta dhe më mirë se organet e drejtësisë nuk ka kush të japë përgjigje”, tha ai.
Pyetur nga media se ai është një nga personat e përgjuar dhe a është marrë në pyetje nga Prokuroria, ai u përgjigj, “Unë jam njeri i hapur, ju e dini. Nuk kam sekrete në jetën time. Doni t’ju them nëse kam dashnore apo jo, kjo është një histori tjetër”.
Këto deklarata, ministri Manjani i bëri pas nënshkrimit të memorandumit mes institucionit të tij, ministres së integrimit dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë për statistikat e veprave penale dhe krimit të organizuar në kuadër të rekomandimit të Bashkimit Europian. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY