UEFA publikon një video reportazh emocionues të Danielit, një tifoz shqiptar, emigrant i cili udhëton drejt Lensit për të parë ndeshjen e kombëtares kundër Zvicrës.
“Është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në Kampionatin Europian dhe shkuarja në Francë është momenti më i bukur që më ka ndodhur ndonjëherë. Mezi po pres të shkoj”, thotë ai.
Më pas vjen momenti kur djaloshi përmes skyp i tregon surprizën të atit se i kishte blerë dhe atij një biletë.
“Babai im gjithmonë ka parë në televizor ndeshjet e kombëtares. Shkuarja në Lens për ta parë nga stadiumi ndeshjen do të jetë emocioni më i madh”
Në Lens atmosfera është e mrekullueshme.
“Ëndrra u bë realitet” thotë i ati tepër i emocionuar
Më 11 qershor Shqipëria humbi dhe Zvicra shënoi një gol, megjithatë momentet që kanë përjetuar në stadium janë të paharrueshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/