Modelja Armina Mevlani ka përshkruar castet e festimit të ditëlindjes së saj pak ditë më parë përmes një ditari si dhe një numër fotosh e videosh të hedhura në faqen e vet www.therebel-heart.com.
“U ndjeva e vlerësuar që të gjithë erdhën dhe që nuk munguan surprizat e pafundme që ata kishin organizuar për mua, dhe për këtë arsye, mbrëmja u hap me një fjalim falënderues për miqtë, familjen dhe të dashurin e zemrës, të cilët më ndodhen afër gjatë gjithë vitit dhe për këtë ndihem e bekuar. Në fillim të mbrëmjes, DJ luante vetëm këngë të viteve `70, ashtu sikurse e kisha porositur, brenda stilit të ditëlindjes. Të gjithë po kërcenin derisa erdhi ora 12:00 dhe më kërkuan që të dilja jashtë, teksa ata nisën të dilnin me nxitim.
Fillimisht, mendova se ishte për shkak të tortës, por njerëzit po flisnin për një surprizë që unë nuk e prisja, por ata e dinin. Zemra po më dilte nga kraharori dhe pasi shpreha dëshirën disi e hutuar dhe fryva qirinjtë e tortës së bukur, isha tepër e hutuar për të kuptuar se ato fishekzjarrë të mëdhenj që po ndriçonin qiellin, ishin enkas për mua: më saktë, nuk po e besoja.
Zeni, dashuria ime, më përqafoi duke më uruar i pari me këtë surprizë kaq të veçantë. I shijuam të dy, ashtu të përqafuar fishekzjarrët, dhe mund të them se ishte një kujtim i paharrueshëm dhe aq i veçantë saqë më la pa fjalë. Pasi fishekzjarrët mbaruan, vajza e tezes sime, e cila është si motër për mua, po organizonte ngritjen në qiell të 25 balonave të dëshirave. Shumë prej të ftuarve, bashkë me mua, ngritëm në qiell nga një balonë me nga një dëshirë dhe shihnim se si ato veniteshin në qiell, ngadalë dhe të vendosura sikur premtonin vërtet realizimin e dëshirave. Mbeta shumë e emocionuar dhe nuk po gjeja fjalë të falënderoja të afërmit e mi.
Pasi u futëm brenda, mikeshat e mia më dhanë gjithashtu një dhuratë speciale: një kornizë me kujtimet e mia me foto ndër vite, një dhuratë që do të zërë gjithmonë murin e dhomës sime. Pas mesnate ishte dhe koha e kërcimit të dashurisë. Pasi shijuam tingujt e violonçelistit të ftuar në ditëlindjen time dhe të gjitha lulet e miqve të mi u vendosën në ambientin e kërcimit, aq sa nuk po dija cilat të nuhasja dhe të mbaja të parat, ftova njeriun tim të shtrenjtë të zemrës për kërcimin tonë të parë të dashurisë nën këngën “Secreto de Amor”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/