Pse nuk duhen shpërfillur lidhjet e të majtës radikale evropiane me Rusinë

Pse nuk duhen shpërfillur lidhjet e të majtës radikale evropiane me Rusinë

71
0
Shares

Nga Lorant Gyori & Peter Kreko

Fakti që shumë parti evropiane të ekstremit të djathtë, kanë lidhje të forta politike me disa qarqe të Kremlinit dhe një agjendë të fortë pro-putiniste, tashmë dihet nga shumëkush dhe që të gjithë janë të shqetësuar për këtë. Zbulimet sensacionale kanë luajtur një rol të veçantë në këtë rast. Për të përmendur vetëm disa:në Francë, Marin Lë Pen ka marrë para nga një bankë afër Kremlinit për të financuar fushatën e saj për Frontin Kombëtar (dhe ka kërkuar edhe më shumë financime).

Béla Kovács, eurodeputeti hungarez i Jobbik, i njohur ndryshe si “KGBéla”, iu hoq imuniteti pasi u akuzua për spiunazh. Kohët e fundit, një politikan polak i dorës së dytë, Mateush Piskorski, u arrestua nga Agjencia polake e Sigurimit të Brendshëm, pas dyshimeve se ka spiunuar për Moskën. Në mesin e partive evropiane të ekstremit të djathtë, mund të gjejmë politikanë të tjerë që janë avokatë të fuqishëm të Rusisë së Putinit.

Në një studim të vitit 2014, zbuluam se 15 nga 24 partitë e ekstremit të djathtë ofronin mbështetje politike për Rusinë, dhe 4 të tjera qenë më të hapura ndaj regjimit rus. Mes më të përkushtuarve nuk ishin vetëm Jobbik dhe Fronti Kombëtar, por edhe italiania Lega Nord, flamandët e Vlaams Belang, Partia e Lirisë në Austri, si dhe Agimi i Artë në Greqi.

Qëndrimi i tyre pro-rus është i lehtë për t’u shpjeguar mbi baza ideologjike:sistemi politik i Rusisë me një udhëheqës të fortë, agjenda e tij kundër të drejtave njerëzore, referencat e vazhdueshme për vlerat familjare dhe krishtërimin, dhe “interesat kombëtare” që tejkalojnë mekanizmat thelbësore të tregut të lirë, ofrojnë një model të mirë për disa parti të ekstremit të djathtë.

Lidhjet e majtës radikale me Rusinë kanë marrë shumë më pak vëmendje deri tani, por modelet janë të ngjashme. Një studim i përgatitur për Institutin e Artit të Qeverisjes pretendon se, ndërsa ‘pro-putinizmi’ i partive të ekstremit të djathtë është më shumë i hapur, strategjia proruse e partive të ekstremit të majtë është më e rafinuar, por po aq e fortë dhe e vazhdueshme.

Tërheqja si pasojë e ndalimit

Shumica e partive të majta evropiane e lavdërojnë rrallë haptazi Putinin apo regjimin e tij. Ato bëjnë thirrje për “neutralitet”, “paqe” dhe “ndalimin e agresionit perëndimor”. Pjesa më e madhe e forcave të majta në Evropë është duke shfaqur një strategji me dy presa, retorikën e vetë-përmbajtjes dhe mohimit të pro-Putinizmit, me një mbështetje thuajse të pakushtëzuar të qëllimeve kryesore gjeopolitike të Kremlinit.

E majta radikale kërkon më shumë vëmendje për disa arsye. Para së gjithash, ashtu si politikanët e krahut të djathtë, disa deputetët të së majtë radikale kanë legjitimuar në mënyrë aktive veprimet e shtetit rus. Krahas kundërshtarëve të tyre politikë nga e djathta ekstreme, të majtët radikalë grekë, gjermanë dhe polakë morën pjesë në të ashtuquajturat misionet vëzhguese të zgjedhjeve në Krime, Donetsk, Luhansk dhe shtetet e tjera post-sovjetike, për t’i shpallur këto zgjedhje të lira dhe të ndershme (ndonëse ato nuk janë të tilla).

Partia gjermane Die Linke shkoi edhe më tej. Disa prej udhëheqësve të saj dërguan “ndihma humanitare” për Republikën e vetëshpallur Popullore të Donjeckut, dhe u takuan me kreun e saj anti-semit Aleksandër Zakarçenko. Një drejtues i Die Linke, u bë së fundmi politikani i parë gjerman që deklaroi se Krimea i takon ligjërisht Rusisë, pas vizitës që zhvilloi në gadishull.

Grupimi i të majtës radikale evropiane E Majta e Bashkuar/ E Majta e Gjelbër Nordike (GUE / NGL) në Parlamentin Evropian, mbështet Kremlinin me fjalë dhe vota (në 78 përqind të rasteve), në Këshillin e Evropës dhe kuvendet e përgjithshme të OSBE-së – veçanërisht kur është fjala për çështjet që lidhen me Ukrainën dhe Sirinë.

Disa nga këto forca mund të ndikojnë edhe në politikën e qeverive:partia greke Syriza, në një qeveri koalicioni me partnerin e saj djathtë populist ANEL, punon për t’u rreshtuar përkrah Rusisë mbi çështje energjike, punëve të jashtme dhe mbrojtjes. Duke pasur parasysh se Rusia është më popullore në mesin e popullatës greke se në Bashkimin Evropian, kjo taktikë mund të ketë sim kosto lëshimet e mëdha ndaj Moskës.

Përfituesit e krizës

Partitë radikale të majta po fitojnë një mbështetje në rritje në Evropë, ashtu si dhe e djathta radikale. Kriza financiare e vitit 2008, masat shtrënguese dhe lodhja prej tyre, kanë çuar në një rigjallërim të së majtës radikale në Europë. Në periudhën shtator 2008 – qershor 2014, partitë e ekstremit të majtë qenë në gjendje të rrisnin me 150 përqind numrin e votave dhe përfaqësimin e tyre në parlamentet kombëtare, si dhe në Parlamentin Evropian, në krahasim me nivelet e para krizës.

Aktualisht, pjesa e deputetëve të grupit radikal GUE-NGL është 7 përqind, në një kohë që rritjet meteorike si ato të Syriza-s (Greqi) dhe Podemosit (Spanjë) janë më të rralla. Por Syriza është forca kryesore shtetërore në Greqi; Die Linke është e fortë në Gjermaninë Lindore, e pranishëm në qeveritë rajonale dhe ka një ministër-president në landin e Tyringisë.

Partia komuniste e Qipros, AKEL- i, fitoi më shumë se 30 për qind të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe është pjesë e kabinetit qeveritar. Për më tepër, forcat radikale të majta janë tradicionalisht më të gatshme për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën në nivel ndërkombëtar dhe europian. Kjo e shton më tej rëndësinë e tyre.

Bashkëpunim përtej ideologjisë

Rrjeti masiv ndërkombëtar, dhe përpjekjet e shtuara të propagandës ruse për t’i sjellë këto forca mbi një platformë të përbashkët putiniste-asadiste, luajnë gjithashtu një rol vendimtar. Partia e së Majtës Evropiane mban një marrëdhënie miqësore me Partinë Komuniste të Federatës Ruse. Kjo parti, e dyta më popullore pas Rusisë së Bashkuar, është një parti opozitare manare, që ndjek linjën e Kremlinit në çdo çështje thelbësore.

Ndërsa Rodina (Mëmëdheu) e zëvendës kryeministrit rus Dimitri Rogozin, duket të jetë aktori kyç në lidhje me partitë e ekstremit të djathtë në Evropë, Partia Komuniste luan një rol të ngjashëm sa i përket të majtës radikale. Ndikimi i Rusisë nëpërmjet partive komuniste, arrin përtej Ukrainës dhe ish-shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Sovjetik dhe më thellë në Lindjen e Mesme, nëpërmjet partive arabe socialisto-komuniste në Irak, Siri dhe Iran. Në Siri, disa të majtë e paraqesin Partinë Arabe Socialiste Baathiste të Asadit, si një grup shokësh që po përballen me një “kundër-revolucion”.

Ndërkohë vetë Kremlini nuk e fsheh strategjinë e tij për të bashkëpunuar me të majtën radikale të Evropës. Për shembull, Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, botoi kohët e fundit një artikull në anglisht tek “Global Affairs” (revista ruse e Punëve të Jashtme), që qartazi i drejtohej intelektualëve dhe politikanëve të krahut të majtë në Perëndim me citime nga Xhorxh Oruell, dhe deklaratat se shtetet e Evropës perëndimore të mirëqenies sociale, vetëm sa kanë kopjuar modelin e suksesshëm të Bashkimit Sovjetik.

Për të adresuar marrëdhënien e majtës evropiane me Kremlinin, gazetarët hulumtues, udhëheqësit e politikave dhe shërbimet e inteligjencës duhet të pranojnë se këto “rrjete të tjetra shokësh”, të krijuara gjatë epokës sovjetike nga KGB-ja, janë ende gjallë. Për më tepër, partitë e krahut të majtë, si Syriza dhe Die Linke kanë lidhje të forta me Rusinë, të cilat janë ndërtuar pjesërisht mbi rrjetet personale dhe infrastrukturës nga epoka sovjetike.

Për shembull Nikos Kocias, ministri i Jashtëm grek, ka qenë një anëtar i rëndësishëm i lëvizjeve komuniste në Greqi, me lidhje të gjerë me Bashkimin Sovjetik. Shërbimet më të integruara të inteligjencës në BE, nën Këshillin ose Komisionin Evropian, do të jenë një mjet efikas për të zbuluar këto lidhje, sidomos duke pasur parasysh ngurrimin e disa vendeve anëtare për ta bërë këtë, në dritën e marrëdhënieve të tyre ekonomike dhe politike me Moskën.

Në nivelin politik, është e rëndësishme të hidhet dritë mbi lidhjet pro-ruse të partive radikale të majta, dhe sfiduar besueshmërinë e partive të tilla në debatet politike. Duke pasur parasysh se e majta radikale përbën një kërcënim kryesisht për bazën e votuesve të partive të gjelbra dhe socialdemokrate (këto të fundit kanë qenë mjaft të gatshme të flasin për ndikimin e Rusisë), këto forca kanë një interes të natyrshëm tek sfidimi i qëndrimit kontradiktor pro-rus të së majtës radikale, e cila injoron tërësisht anti-barazinë, imperializmin dhe ultrakonservatorizmin e regjimit të Putinit.

Nëse besnikëritë e disa partive evropiane të së majtës radikale ndaj Rusisë mbeten jo një çështje e rëndësishme e diskurseve politike, rritja e këtyre forcave mund të jetë edhe më spektakolare në të ardhmen. Ajo që vërejmë në Greqi, Spanjë dhe madje edhe Gjermani – ku e majta radikale ka marrë shumë vota nga partitë kryesore socialdemokrate – mund të bëhet një prirje edhe më masive në Evropë. Dhe kjo mund dëmtojë patjetër marrëdhëniet euro-atlantike.

Forcat politike të majtës radikale, kanë dëshmuar më shumë besnikëri ndaj Rusisë se sa Perëndimit në fushat e mbrojtjes.

Qeveria radikale e të majtës-nacionaliste greke, një nga miqtë më të mëdhenj të Moskës, ka bërë të ditur synimin e saj për të ngritur një linjë të prodhimit të përbashkët të kallashnikovëve, në pritje të përfundimit të sanksioneve. Përpara samitit të ardhshëm të NATO-s, Die Linke është duke bërë thirrje për shkrirjen e organizatës ushtarake, dhe krijimin në vend të saj të një organizate të re ushtarake që përfshin Rusinë dhe shtrihet “nga Lisbona në Vladivostok”. eurozine –bota.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY