Rama shpëtoi për momentin Çakon, por nuk mund t’ia hedhë me skandalin...

Rama shpëtoi për momentin Çakon, por nuk mund t’ia hedhë me skandalin e përgjimit

44
0
Shares

Për PD, Rama përkohësisht ka shpëtuar një nga hallkat e skandalit të përgjimit, por nuk mund t’ia hedhë e të shpëtojë nga ky skandal.
Sipas zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa, përgjimi i paligjshëm, është krimi i krimeve dhe Edi Rama nuk do ta mbyllë dot këtë aferë.
Po kështu, zëdhënësja e PD apelon që prokuroria dhe gjyqësor nuk duhet të bien preh e presioneve dhe shantazheve mafioze të Edi Ramës.

Deklarata e plotë e Ina Zhupës


ina zhupa, 19 qershorPërgjimi i paligjshëm nuk është një nga tenderat e Beqës, apo pazaret e Ahmetajt, që Edi Rama shpreson ti mbyllë me planin që ka për të kapur e për të vënë nën kontroll çdo prokuror e gjykatës. Nuk është as një nga krimet e shpeshta të Tahirit, që Edi Rama kërkon të mbyllë duke synuar vënien nën urdhrat e tij të drejtësisë.
Është më shumë se aferat e tij, se tenderat e paracaktuar, se kulla me qendrën tregtare Qemal Stafa.
Është krimi më i rëndë i këtyre 3 viteve, krim shtetëror që cenon sigurinë kombëtare, shkel brutalisht Kushtetutën, liritë e të drejtat themelore të njeriut.
Edi Rama ia doli përmes kërcënimeve mafioze ndaj gjykatës të shpëtojë për momentin një nga hallkat e krimit, drejtorin Çako. Po ai nuk do të mundet kurrë të lajë duart nga kjo aferë skandaloze, më e rënda e bilancit të tij të pasur me krim e korrupsion.
Partia Demokratike i bën dhe një herë thirrje prokurorisë dhe gjykatave, të mos bien pre e shantazhit mafioz të Edi Ramës. Përgjimi i paligjshëm është prova e madhe e vendit. Nga kjo varet, a do të kemi shtet ligjor, apo shtet mafioz brenda shtetit. Do të kemi ligj, apo rregullat e mafias në fuqi. Do të kemi demokraci e garanci për të drejtat e qytetarëve, apo sundim bande.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY