FIFA vlerësime për fitoren e Shqipërisë: Armando Sadiku ishte heroi i shqiptarëve

FIFA vlerësime për fitoren e Shqipërisë: Armando Sadiku ishte heroi i shqiptarëve

51
0
Shares

Faqja zyrtare e FIFA­s ka kaluar në plan të parë suksesin e Shqipërisë kundër Rumanisë, duke komentuar këtë triumf të cilin pakkush e mendonte të arritshëm në fillim të turneut dhe duke e vendosur si lajm kryesor.

“Rumania e filloi shumë mirë ndeshjen në Lion, por gradualisht u zbeh përballë një kundërshtari të vendosur.

Armando Sadiku ishte heroi i shqiptarëve, duke gjetur rrjetën me një gjuajtje të saktë me kokë në minutën e 43. Rumania e Angel Jordaneskut kthehet në shtëpi, ndërsa gëzimi i Shqipërisë ishte i ligjshëm në vërshëllimën përfundimtare”. Momenti kulmor i ditës së djeshme sipas FIFA­s ishte pikërisht ky gol i sulmuesit shqiptar. “Të 23 futbollistët shqiptarë janë pjesë e historisë, meqë janë lojtarët e parë nga vendi i tyre që paraqiten në një turne madhor. Por Sadiku ka bërë edhe më shumë emër për veten, duke shënuar golin e parë për vendin e tij në një aktivitet të tillë”, shkruhet në shkrimin e FIFA­s për ndeshjet e djeshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY