De Biasi: Pse e lashë Canën jashtë dhe çfarë i thashë para...

De Biasi: Pse e lashë Canën jashtë dhe çfarë i thashë para ndeshjes

48
0
Shares

Të gjithë u befasuan me zgjedhjen e trajnerit italian Gianni De Biasi kur përfshiu në lojë Arlind Ajetin para Lorik Canës.

Kapiteni ishte i pezulluar dhe nuk luajti ndaj Francës, ndërsa vendin e tij e zuri Arlind Ajeti që shkëlqeu në atë takim.

Por edhe në takimin ndaj Rumanisë, De Biasi vendosi për Ajetin para kapitenit Lorik Cana i cili e pranoi vendimin e italianit.

“Ishte zgjedhje e vështirë për mua. I thash Canës se nuk dua të ndryshojë shumë skuadrën nga ndeshja me Francën”.

“E pyeta Lorikun për sakrificën dhe ai ishte shumë bujar. Ai është lider, njeri i skuadrës. Më duhet t’i bëjë komplimente për qëndrimin dhe sjelljen e tij”, deklaroi De Biasi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY