Babai i Armando Sadikut rrëfen çastin e golit: Komplet si familje fluturuam...

Babai i Armando Sadikut rrëfen çastin e golit: Komplet si familje fluturuam në ajër

101
0
Shares

Ka ngjallur emocione të papërshkueshme goli i Armando Sadikut në familjen e tij. Babai i sulmuesit të kombëtares kuqezi thotë se i biri diti t’ia shpërblente besimin trajnerit, por edhe bëri krenar të gjithë kombin shqiptar.

Babai i Armando Sadikut, golshënuesi që i dha trepikëshin kombëtares sonë rrëfen ankthin para ndeshjes me Rumaninë.

Durim Sadiku, babai i Armando Sadikut nga Elbasani e ka ndjerë edhe më thellë krenarinë për golin që ka shënuar i biri mbrëmë në ndeshjen me Rumaninë.

I ati i Sadikut, Durimi i tha sot oraneës se derisa filloi ndeshja, nuk e dinin nëse trajneri i kuqezinjve do t’i besonte sërish të birit duke e aktivizuar në fushë, çka sulmuesi ia shpërbleu më së miri me gol.

Durim Sadiku: Kjo ka qenë dhe një nga dëshirat e djalit tim, të shënonte që ta nderonte dhe ta justifikonte besimin që i dha trajneri që e aktivizoi dhe e vuri titullar. Nuk është e lehtë të jesh titullar në sulmin që ka prezent trajneri De Biasi, Shqipëria luan me një sulmues.Është e vështirë por djali im me punë dhe shyqyr Zotit shënoi dhe atë golin dhe nderoi të gjithë tifozët, gjithë Shqipërinë.

Me profesion mësues i Edukimit Fizik, babai i sulmuesit kuqezi Sadiku, rrëfen se emocionet e çastit të golit ishin të paimagjinueshme.

Durim Sadiku: Kur e pamë që ishte dhe djali ynë në formacion kishim emocione të papara. Pastaj emocionet erdhën duke u shtuar, kur u shënua dhe goli ishin emocione të paparashikuara, komplet si familje kemi fluturuar në ajër, në qiellin e shtatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY