Ndonjëherë fjalët janë shumë të pakta për të shprehur dashurinë për dikë dhe janë veprat ato që e përshkruajnë më së miri atë.
Një fëmijë është operuar për kancer në tru, ndërsa fotoja më babin e tij çmendi internetin. Kjo pasi i ati, në mbështetje të djalit të sëmurë, ka bërë një tatuazh në kokën e tij, njësoj si shenja që i ka mbetur vogëlushit nga operacioni.
I ati e ka publikuar foton pa shkruar asgjë, por reagimet kanë qenë me mijëra, ku shumë njerëz kanë vlerësuar gjestin e tij, gjest ky që ka përlotur mijëra njerëz.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/