PD: Reforma e domosdoshme por jo si një dorëzim peshqesh të drejtësisë...

PD: Reforma e domosdoshme por jo si një dorëzim peshqesh të drejtësisë tek Edi Rama

51
0
Shares

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar ndaj projektit të mazhorancës për të futur në kalendarin e Kuvendit, reformën në drejtësi.
Sipas Palokës, PD nuk mund t’ia dhurojë drejtësinë Edi Ramës dhe rruga e vetme për miratimin e kësaj reforme më konsensus, është zbatimi i rekomandimit nr. 88 të Komisionit të Venecias.
“Kërkesa për të futur në kalendarin e Kuvendit projektin për kapjen politike të gjyqësorit është një provokim i rëndë ndaj opozitës, parlamentarizmit dhe qytetarëve shqiptarë që nuk mund ta konceptojnë kurrë reformën e domosdoshme në drejtësi si një dorëzim peshqesh të drejtësisë tek Edi Rama. Rruga e vetme për miratimin e Reformës në Drejtësi që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin është zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Venecias. Çdo akt tjetër është shpallje lufte ndaj opozitës, parlamentit dhe aspiratës popullore për drejtësi të pavarur. Dhe fundi i kësaj betejë padyshim nuk do të jetë fitorja por shkrumbimi i oligarkisë kriminale dhe të korruptuar të Edi Ramës”, u shpreh Edi Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY