Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, thekson se reforma në drejtësi është me rëndësi për vendin, pasi do të mund t’i japë zgjidhje problemeve me të cilat ndeshemi. I ftuar në “Studio e Hapur” në “News24”, Dule u ndal te situata aktuale politike në vend, dhe raportet mazhorancë-opozitë, sa i takon çështjes së reformës.
Dule tha se kërkesat e opozitës për reformën janë legjitime, duke u shprehur se duhet konsensus mes palëve për realizimin e saj.
“Kërkesa e PD për pikën 88, është legjitime”, u shpreh Dule.
Duke vënë theksin te konsensusi, Dule nuk shprehu qëndrimin e PBDNJ nëse do të votonte apo jo reformën nëse do të shkonte në mënyrë të njëanshme në Kuvend.
Dule ndërkaq, ka komentuar edhe deklaratat dhe qëndrimet e kryeministrit Rama në Kuvend, duke e cilësuar si të padobishme retorikën e përdorur.
Dule: Kërkesa e PD për pikën 88, legjitime. Nuk gëzuam kur iu hoq mandati Kokëdhimës siç u festua në kryeministri
Kreu i PBDNJË-së ka zbuluar edhe një fakt tjetër, sipas të cilit heqja e mandatit të Kokëdhimës u pasua me festime te PS dhe në kryeministri.
“Ne nuk gëzuam kur iu hoq mandati Kokëdhimës siç u festua në PS e kryeministri”, u shpreh Dule.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/