Fleckenstein: Reforma në drejtësi, e mundur vetëm përmes konsensusit

Fleckenstein: Reforma në drejtësi, e mundur vetëm përmes konsensusit

52
0
Shares

Knut Flekenshtajn, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, një prej dy negociatorëve në marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës për ligjin e dekriminalizimit, u bën thirrje palëve të lëvizin nga pozicionet e tyre për sa i përket rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi. I pyetur nga TV “Klan” për mosmarrëveshjen në lidhje me këtë rekomandim, ai thotë se e kupton shqetësimin e opozitës, por nga ana tjetër shprehet se vendet e rezervuara vendosin lidhje mes politikanëve dhe anëtarëve te institucioneve të drejtësisë dhe kjo nuk është ajo që po kërkon Bashkimi Europian.
“E kuptoj, që opozita do të evitojë që qeveria të drejtojë vetë të gjithë lojën, por nga ana tjetër me vendet e rezervuara vendoset një marrëdhënie midis politikanëve dhe personave që emërohen në organet e drejtësisë, si gjyqtarët apo të tjerë. Nuk është ky rezultati që po kërkojmë në fakt. Besoj, se është e mundur të gjendet një zgjidhje e ndërmjetme për këtë opsion dhe për këtë të dyja palët duhet të lëvizin pak nga pozicioni i tyre”, shprehet raportuesi për Shqipërinë në PE.
Flekeshtajn shpreson të një zgjidhje dhe me votimin nga të gjitha palët. Por, ashtu si përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federika Mogerini, edhe ai thotë se kur drafti të shkojë në votim, përgjegjësia e deputetëve do të jetë individuale.
“Kjo dihet që çdo deputet është përgjegjës për votën e tij dhe ka përgjegjësi para votuesve dhe ndaj asnjeri tjetër. Ne jetojmë në një realitet ku jo vetëm një, por  disa grupe të ndryshme që ushtrojnë presion, sepse nëse nuk qëndrojnë të bashkuar, nuk mund të arrijnë shumë. Por në këtë rast, bëhet fjalë për vendin. Së pari, shpresoj që të gjendet një zgjidhje e përbashkët dhe pastaj kur të kalohet në votim, çështja është se sa duhet të presë Shqipëria për stadin e ardhshëm të integrimit në Bashkimin Europian dhe për këtë secili duhet të vendosë vetë”, shton Knut Fleckenstein.
Eurodeputeti thotë se ai dhe Kukan, këtë herë nuk do të vijnë në Shqipëri për të negociuar. Për të gjetur konsensusin ai u kërkon politikanëve të marrin shembull nga Kombëtarja e Futbollit.
“Është e mundur vetëm përmes konsensusit që mund të realizohet, pasi kërkohen ndryshime kushtetuese në disa pjesë. Nëse politikanët shqiptarë nuk janë shembulli më i mirë, atëherë merrni si shembull ekipin kombëtar. Ata luajnë gjatë gjithë vitin kundër njëri tjetrit në klube sportive të ndryshme. Por kur vjen fjala në nivelin kombëtar, ata bashkohen dhe arrijnë sukses në kampionatin europian. Kjo duhet të jetë rruga që duhet të zgjedhin edhe politikanët”, shprehet më tej Fleckenstein.
Flekenshtajn shprehet se përfaqësues të Komisionit Europian po diskutojnë me Partinë Demokratike për të parë se çfarë është e mundur të bëhet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY