SHËNIM/ “Lojtari i 12” braktisi “festën” e Ramës, Balla e Fino “e...

SHËNIM/ “Lojtari i 12” braktisi “festën” e Ramës, Balla e Fino “e mbajtën ndezur” atmosferën e saj

64
0
Shares

Nga Artur Bego

Ajo që duhet të ishte “festë” e gjithë shqiptarëve, pas pjesëmarrjes së kombëtares në “Francë 2016”, ishte vetëm një festë e kryeministrit.
E nisur që mbrëmë me statuse në rrjetet sociale, “festa” e kryeministrit vazhdoi sot me “daljen para avionit” që Rama bëri në Rinas, e mandej me pritjen në kryeministri.
Kur pas kësaj, me gjithë ftesat e përsëritur për përfshirjen edhe të “lojtarit të 12” në pjesën tjetër të “festës” te “Fun Zone” e sheshit “Nënë Tereza, këta (qytetarët) e braktisën atë. Aq e dukshme ishte kjo sa edhe lojtarët e kombëtares u larguan nga sheshi një orë më parë, nga çfarë ishte planifikuar. Ky largim “demonstrativ” u pasua edhe me një “incident”, i cili kishte të bënte me “zhdukjen” e shoferit të autobusit të hapur të kombëtares. I informuar se festa do të vazhdonte deri në orën 19.50, shoferi i cili me sa duket edhe ai e kishte braktisur atë, nuk gjendje “në vendin  e punës”. Për këtë lojtarëve u janë dashur rreth 20 minuta “për të shpallur në kërkim” dhe për të “gjetur” shoferin…
… Por, i vetmi që e vazhdoi dhe shijoi “festën” edhe pas dështimit të saj te “Fun Zone”, sërish ishte kryeministrit Eid Rama… Sepse ai ishte kujdesur që të shtronte një darkë “festive”, në të cilën rrethi i ngushtë i të ftuarve të krijonte një “ambient festiv”, sigurisht jo të përmasave të kryeministrisë… Kjo për faktin e thjeshtë sepse mungonin duartrokitjet e Ismet Bellovës, Artur Lekbellos, Sulejman Demollarit, Agustin Kolës, Genc Tomorrit…, etj…, etj…, të zëvendësuar në darkën kryeministrore me duartrokitjet e Taulant Ballës e Bashkim Finos…, për të cilën nuk dihet sa ia dolën “për të mbajtur ndezur” atmosferën “e festës”…

edi rama - ilir meta, darka kombetarja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY