BREXIT/Pleqtë e nxorën Britaninë nga BE

BREXIT/Pleqtë e nxorën Britaninë nga BE

64
0
Shares

Pleqtë e nxorën Britaninë nga BE ndërkohë që të rinjtë votuan në mënyrë masive që vendi të vijonte të qëndronte i bashkuar me BE.
tabela

60% e moshës 18-24 kanë votuar që Britania të qëndrojë në BE, 20% të largohet;

45% e moshës 25-49 kanë votuar që Britania të qëndrojë në BE dhe 39% që të largohet.

Krejt ndryshe ka rezultuar votimi i moshës +50, pasi:

48% e moshës 50-64 kanë votuar që Britania të largohet nga BE, 42% që të qëndrojë dhe 60% e njerëzve mbi 65 vjeç kanë votuar daljen e Britanisë nga BE dhe vetëm 34% qëndrimin e saj.

Me qindra persona kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj votimit të këtij referendumi.

“Rinia britanike ju falendëron – Njerëzit që votuan daljen e Britanisë nga BE do të kenë vdekur, ndërsa ne do të jemi duke vuajtur pasojat e budallallëkut tuaj”, shkruan dikush në Twitter, ndërsa një tjetër shprehet: “Burrat e vjetër të bardhë që shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Kjo është pjesa më e mërzitshme”, “Kjo tabelë më trishton, veçanërisht për të rinjtë, e shokuar”, shkruan një tjetër vajzë në Twitter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY