Pas vendimit të sotëm të gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, që i dha pafajësinë Lulzim Bashës, ka reaguar PD.
Nëpërmjet një deklarate, PD shprehet se ky vendim certifikoi dhe zyrtarizoi Ilir Beqajn si kamion i Edi Ramës në fushën e vjedhjes.
Deklarata e plotë e PD-së
Gjykata e Tiranës rrëzon pretendimet e Ilir Beqës, i akuzuar për aferat më të mëdha korruptive në shëndetësi bashkë me Edi Ramën
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot pretendimet e Ilir Beqës, i cili u ankua për denoncimet që ka bërë kryetari i PD, Lulzim Basha, për hajdutërinë e tij në shëndetësi, më e madhja se në çdo sektor tjetër të qeverisë, për rrënimin e spitaleve, për mungesën e ilaçeve dhe materialeve bazike.
Z. Basha dhe Partia Demokratike kanë denoncuar ashpër koncesionet e check-up dhe të sterilizimit, afera të pastra financiare, ku Beqaj ka firmosur ndarjen e 350 milionë eurove me klientët e tij dhe të Edi Ramës.
Ilir Beqaj ka qënë vazhdimisht i akuzuar nga kryetari i PD dhe nga mbarë opinioni publik, si hajdut me çizme, si kampioni i korrupsionit, që e ka kthyer shëndetësinë në kantierin më të madh të përfitimit për veten e tij e për Ramën, ndërkohë, duke sjellë rrënimin e shërbimit më të rëndësishëm në vend , që i ka kushtuar edhe jetën jo pak qytetarëve.
Me Ilir Beqën, spitalet s’kanë ilaçe, mungojnë dorashkat për operacionet, pacientët shtrihen korridoreve, nuk ofrohet kimioterapia sepse nuk punon pisja e kobaltit, medikamentet e skaduara po bëjnë kërdinë, ndërkohë që ministri u dërgon mesazhe qytetarëve që kanë ndërruar jetë pikërisht për shkak të rrënimit që ai ka shkaktuar.
Gjykata e Tiranës sot, edhe pse nën shantazhet e vazhdueshme të hajdutit Ilir Beqaj, ka çmuar se akuzat për korrupsion në shëndetësi, nuk janë shpifje.
Tashmë është e çertifikuar edhe zyrtarisht se Ilir Beqaj, është kampioni i Edi Ramës në fushën e vjedhjes, dhe përgjegjës për krimin e madh që bëhet ndaj shqiptarëve me kthimin e shëndetësisë në biznesin më të madh Rama-Beqaj, në kurriz të qytetarëve.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Padia e Ilir Beqajt, gjykata shpall të pafajshëm Lulzim Bashën
/web/Padia_e_Ilir_Beqajt_gjykata_shpall_te_pafajshem_Lulzim_Bashen_21121_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/