Kuvendi fut në kalendar reformën në drejtësi, lë jashtë 7 ligjet “mbështetëse”

Kuvendi fut në kalendar reformën në drejtësi, lë jashtë 7 ligjet “mbështetëse”

46
0
Shares

Kuvendi përgatit Projekt Kalendarin dhe fut në të nismën ligjore për ndryshime në Kushtetutë, të cilat materializojnë reformën në drejtësi.
Burimet bëjnë me dije se në mesditë Kuvendi ka përgatitur Kalendarin për periudhën 4 – 22 korrik dhe më në fund, ka parashikuar në të shqyrtimin, diskutimin dhe miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë.
Sipas këtij projekti, Kuvendi ka parashikuar që diskutimi dhe votimi në seancën plenare të ndodhë në datën 21 korrik.
Ajo çfarë vihet re është fakti se Kuvendi ka futur në të njëjtin kalendar, madje do të shqyrtohet në të njëjtën ditë, nismën e deputetëve të PD për ndryshimet në Kushtetutë me fokus sërish “dekriminalizimin”.
Kuvendi ka bërë nul shqyrtimin dhe votimin në komisionin e posaçëm për një kohë tejet të gjatë, të ndryshimeve në Kushtetute për reformën në drejtësi. Kuvendi ka parashikuar shqyrtim e votim nga e para të ndryshimeve në Kushtetute, në mbledhjen e përbashkët të komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Këshillit teë Legjislacionit.
Nga ana tjetër,  Kuvendi nuk ka futur në kalendar asnjë nga shtatë ligjet prioritare që shoqërojnë ndryshimet në Kushtetute dhe që bëjnë funksionale organet e reja të qeverisjes së gjyqësorit dhe shmangin vakuumin pas miratimit të ndryshimeve në Kushtetutë.
Konferenca e Kryetareve do të mblidhet javën e ardhshme për të vendosur mbi Kalendarin e Punimeve të Kuvendit.
Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi edhe sot ka vijuar punën e tij në shqyrtimin dhe miratimin e shtatë ligjeve të domosdoshme të reformës dhe këtë do vijojë ta bëjë dhe në ditët në vijim, sipas një kalendari të miratuar e të njohur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY