BREXIT/ Rikthehet konflikti Britani – Spanjë për gadishullin e Gjibraltarit

BREXIT/ Rikthehet konflikti Britani – Spanjë për gadishullin e Gjibraltarit

82
0
Shares

Spanja do të tentojë të kërkojë qeverisjen e përbashkët të Gjibraltarit me Britaninë, pas referendumit historik që sheh britanikët të largohen nga Bashkimi Europian.
Kwshtu ka bwrw të ditur ministri i Jashtëm në detyre, Jose Manuel Garcia-Margallo.
Sipas tij, referendumi ndryshoi tërësisht perspektivën mbi të ardhmen e gadishullit.
“Kemi një ndryshim tërësor të pikëpamjes, gjë që hap mundësi të reja për Gjibraltarin që nuk janë konsideruar prej një kohe të gjatë. Shpresoj që formula e bashkëkontrollit është më pranë se kurdo më parë”, tha Garcia-Margallo.
Ndërsa Britania votoi pwr dlajen nga Bashkimin Evropian, sipas pretendimeve spanjolle, popullsia e territorit britanik të Gjibraltarit, ndihet kryesisht të pambrojtur. Territori shkëmbor gjendet në pjesën jugore të Spanjës dhe ka qenë një burim i vazhdueshëm tensionesh mes Madridit dhe Londrës.
Me kabina të kuqe telefoni, autobusë dykatësh dhe klube, Gjibraltari është territor i pagabueshëm anglez në Evropën jugore. Spanja ia dha kontrollin e territorit Britanisë në vitin 1713.
Largimi i Britanisë nga BE mund të nxisë shpresat e Madridit për të rimarrë sovranitetin e territorit. Alasdair Pinkerton është me Universitetin “Royal Holloway” në Londër.
Gjibraltari votoi në shumicë dërrmuese që Britania të qëndronte në Bashkimin Europian, aty ku u shënua edhe një pjesëmarrje tepër e madhe e votuesve. Një zëdhënës i qeverisë së gadishullit refuzoi të jepte ndonjë koment mbi referendumin, duke iu referuar deklaratave të mëparshme se bashkësovraniteti është refuzuar me 99 për qind të votuesve në referendumin e vitit 2002.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY