Papa Francesku në Jerevan, gjenocid vrasja e 1.5 milionë armenëve

Papa Francesku në Jerevan, gjenocid vrasja e 1.5 milionë armenëve

47
0
Shares

Në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, Papa Françesku bëri sot homazhe për 1.5 milionë armenët e vrarë në vitin 1915, një ditë pasi dënoi vrasjet masive të armenëve nga turqit osmanë, duke i quajtur ato “gjenocid”, term që e zëmëroi swrish Ankaranë.

Papa Françesku, i cili ndodhet në një vizitë tre-ditore në Armeni, përdori fjalët armene “Metz Yeghern (e keqja e madhe), por shtoi në tekstin e tij të përgatitur fjalën “gjenocid “për t’iu referuar asaj që ai e quajti “e para në serinë e katastrofave të dhimbshme të shekullit të kaluar”.

Përdorimi i fjalës “gjenocid” nga Papa Françesku në përshkrimin e masakrës së armenëve të vitit 1915, ka shkaktuar reagimin e ashpër të Turqisë, që tha se ky përkufizim i kreut të Kishës Katolike dëshmon “një mentalitet kryqëzatash”.

Komentet e Atit të Shenjtë, sipas zv.kryeministrit turk Nurettin Canikli nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Turqia vet nuk e pranon këtë shifër e mohon që vdekjet e asaj kohe përbëjnë gjenocid. Argumenti pas të cilit kapet fort pala turke është se, jetët e humbura kanë qenë pjesë e një konflikti civil të nxitur prej Luftës së Parë Botërore.

Historianët vlerësojnë se deri në 1.5 milion armenë janë vrarë nga turqit osmanë midis viteve 1915 dhe 1917. Shumë studiues e kanë cilësuar ngjarjen si gjenocidi i parë i shekullit të 20-të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY