Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRA & FOTO GALERI/ Greqi, shkatërrohet grupi shqiptar i grabitjeve prej 1 milion eurosh

20/04/2017
EMRA & FOTO GALERI/ Greqi, shkatërrohet grupi shqiptar i grabitjeve prej 1 milion eurosh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Katër shtetas shqiptarë pjesë e një grupi kriminal që merrej me plaçkitje të armatosura dhe vjedhje të banesave luksoze në Atica të Greqisë kanë përfunduar në pranga. Me urdhër të prokurorit të Athinës, janë bërë publike emrat dhe fotot e tyre.

Grupi ka vjedhur edhe banesën e partnerit të këngëtares së njohur greke, Elena Paparizou. Ndaj grupit rëndon edhe akuza për tentativë vrasje dhe një sërë veprash të tjera. Organizata kriminale u shkatërrua pas disa muajsh hetimesh nga policia, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua më 10 prill 2017.

Shqiptarët e arrestuar janë

Vasillaq Tola, 22 vjeç,
Andi Poturri, 28 vjeç.
Mirel Xhaferri, 27-vjeç
si dhe Ndue Brunga, 26-vjeç.

Grupi drejtohej nga 22 vjeçari, i cili ishte arratisur nga burgu në prill të vitit të shkuar. Duke qarkulluar me mjete të vjedhura, ata identifikonin fillimisht banesat dhe më pas kryenin aksionin e grabitjes, duke zgjedhur apartamentet luksoze në zona të ndryshme të Atikës. Ata grabisnin shpesh edhe automjetet e pronarëve të këtyre banesave.

Në rastin kur banorët gjendeshin në banesë, nën kërcënimin e armëve i detyronin për të zbuluar paratë e fshehura në kasafortat e tyre. Një prej anëtarëve qëndronte jashtë banesës për të monitoruar situatën.

Ata kujdeseshin veçanërisht që në automjetet e vjedhura të mos linin gjurmët e gishtërinjve.

Gjatë operacionit të arrestimit janë sekuestruar tre pistoleta, një pushtë, 11.340- euro, 1.100 dollarë, sasi të vogla kokaine dhe kanabisi, targa të rreme makinash, etj. Ndaj tyre rëndojnë tre tentativë vrasjeje, 9 plaçkitje të armatosura, 36 vjedhje, shtatë raste falsifikimi, etj.

Policia greke thotë se ata kanë vjedhur 18 automjete. Vlera e pasurisë së grabitur kalon shifrën e 1 milionë eurove.

Policia greke thotë gjithashtu se anëtarë të tjerë të grupit kanë ikur në Shqipëri, për të cilët do të kryhen procedurat e ekstradimit.

Vangjel Tolis

Ndue Brunga

Mirel Xhaferri

Andi Paturri

Makinat e vjedhura

Armët e sekuestruara

Mjete të sekuestruara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.