Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Shkodër, ku një grua ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi Shtjefën Ziço, 62 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, rreth 55 vjeçe. Sipas të dhënave paraprake, krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje, arrestuan autorin e dyshuar dhe e shoqëruan në komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.
Uniformat blu sekuestruan edhe armën e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur në krim.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.a.b





