Dalin emrat e personave të dyshuar si pjesë e skemës së kontrabandës së naftës dhe pastrimit të parave, e goditur nga autoritetet e Kosovës në një operacion të zhvilluar së fundmi.
Sipas të dhënave të hetimit, skema ka funksionuar nga viti 2021 deri pak javë më parë, në linjën Durrës–Prishtinë. Dyshohet se autobotet mbusheshin pjesërisht me naftë dhe pjesërisht me ujë, ndërsa karburanti transportohej drejt Kosovës.
Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Prishtinës ka identifikuar edhe kompaninë Standard Petrol sh.p.k. në Durrës si subjekt të përfshirë në skemën e dyshuar dhe u ka kërkuar autoriteteve shqiptare ndihmë juridike për verifikimin e veprimeve të kryera nga doganat shqiptare.
Personat e dyshuar janë:
- Nysret Bajraktari
- Skënder Kelmendi
- Gazmend Quni
- Naser Morina
- Faruk Mazreku
- Dashnim Miftari
- Korab Visoka
- Feriz Mazreku
- Fatmir Visoka
- Muhamet Mazreku
- Adem Morina
Autoritetet po hetojnë nëse në pikat doganore shqiptare janë verifikuar faturat shoqëruese të ngarkesave, si dhe nëse autobotet janë kontrolluar fizikisht gjatë kalimit të kufirit.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim mes autoriteteve të Kosovës dhe Shqipërisë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal, ndërsa ndaj personave të përmendur dyshimet mbeten në fazën e hetimit dhe nuk përbëjnë provë faji.ab




